17.5 C
Tiranë
E martë, 3 Mars 2026

Niko Poet Gjiriti

MOS MË GJYKONI DHASHË FJALËN
Kam provuar epshet e pa njohura deri në torturë
tundimeve vetëm mua rinia s’më kishte tradhtuar
zhurmëri mornicash ngritura kangjëll prova burrë
mos më gjykoni dhashë fjalën nderi im i farkëtuar
Gërmëtari
“”””””””””””
SHPRESON NË ”SIKUR”
Dashuria ime duket e ashpër por asht delikate
nuk ngjan me atë të burrave q’njohe, keq dikur
betohem, për at Zot ndarje do ketë, ikë e hajde
e rënë nga fiziku e bukuria, shpreson në ”sikur”
Gërmëtari
“””””””””””
TË NGRIRË NË ËNDËRR
Ato erdhën, lehtë më puthën, si engjëj
u përkula me respekt, mëse njerëzisht
keq m’lanë plagëve të ngrirë në ëndërr
n’kurva ordinere u kthyen prap, sërisht
Gërmëtari
“”””””””””””””
SHENJTORË & POETË
Miket e mia gjithsesi ata që ju ngacmojë nuk janë më të mirë se mua që nuk mundem të konsumoj jetën time duke këshilluar meshkuj zagarë dhe mos harxhoni kohë duke pritur që ata të ndryshojnë. Nuk duhet shumë për t’i njohur ata si monstra që mbajnë në grackën e familjes engjëllin grua. Mua nëse do të duhej si poet të jepja në këshillë miqësore skaliteni në tru:- mos kërkoni përsosmërinë tuaj si grua zonjë tek një mashkull të cilin e keni akoma për burrë dhe në vend të tju pakësojë ilaçet e kimio-terapisë ju a shton ato. Binduni se shenjtorët nuk ekzistojnë, ata kanë vdekur për t’u ngjallur poetët që flenë dhe zgjohen me gërmat e librave për shpirtin njerëzor.
“””””””””””””””””””
DO TËT TREGOJNË SE KUSH ISHE, JE
Ti do të më kujtosh jo rrallë, jo ndonjëherë
ndryshimi jot jetëshkurtër në dashurin tonë
nuk do të gjesh vrimë të futesh nga poterë
do tët tregojnë se kush ishe, je, si padronë
Gërmëtari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.