15.5 C
Tiranë
E enjte, 5 Mars 2026

Rozeta Kreste

 

PERSE
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, syze dhe Zmadho
Perse e hape ate porte,
Dhe hyre pa.trokitur?
Perse i fryve atij zjarri
Qe kishte kohe i fikur?
Atje ne terr ku flinte endra,
Qiririn pse e ndeze?
Kush te dha leje qe atje brenda
Mbi hi te hidhje shkrepse?
Ti nuk e di se c’pate bere,
Se porta mbeti hapur.
Permes ikonave te argjenda
Dy sy presin duarzgjatur.
Perse e hape ate porte,
Ku njerzit lajne mekatin
Kur ne do vdesim mekatare,
Pa e braktisur fatin?
“””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Rozeta Kreste, Zmadho
DASHURINE TA BEJME FANAR
Nema doren kete nate acari
Neper dallge te ikim me vrap
Qiellit tinez t’ia vjedhim thesarin
E me te te ngreme nje pallat.
Ku te rrjedhe si drite dashuria
Ku shtrati te jete altar
Ku te mbytet prej mallit zilia
Dashurine ta bejme fanar.
Ku endrat ti bejme flamure
Ylberin ne kembe te ta shtroj
Yjet ti vjedh ti bej llambadare
Bashke me zogjte per ty do kendoj.
Dashuria im e papare
Bemi lundra syte nder lot
Nemi duart te rendim mes dallgeve
Se stuhite ne jete patem short.
Puthmi buzet e floket mi shprish
Me gishtat e tu qe kam puthur sa here
Ti per mua je mbret me gjak blu
Je puhize qe fryn e ngroh ne pranvre.
“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, selfie, Zmadho dhe jashtë
QOFSH LAVDERUAR PER KOHEN E SHKUAR
Si me shkele ne shpirt papritur,
Atje ku ngrita nje shtepi
Ci bere syte kujt ja shite
Si munde te me lesh pa sy?!
Per ty do falja mbreterite
Zemren e nxora jashte per ty
Me gjoks i prita stuhite
E s’di c’do beja me per ty.
Si mund te shkelja bese e nder
Ungjillit vene doren time,
Me lotin sumbull nen qerpik
Thermova dhembjn ne therime.
Per ty dhe vdekjen do ta vdisja
Ty s’te shkembej me asnje cmim
Ne qimitere me qef do zbrisja
Sa te perdhosja emrin tim.
Tani ti fle e shikon endra
Gjalle a vdekur je,nuk di!
Mbi pende fli apo mbi perla
Po s’dhembi s’eshte dashuri.
Digjet qiriri bri dritares
Ashtu ngadale si imi shpirt
E njeri tjetrit i qajme hallet
Ashtu ne heshtje natyrisht.
Qofsh lavderuar per kohen e shkuar
Kur me gjithe shpirt me thire shpirt
Dallget kur me mbajte ne duar
Kur e gjithe bota jona ish.
Bekuar qofsh ne jete te jeteve
Mallkimit vete iu bere fli
Kur shtratin ndave me urrejtjen
E ferra mbolle ne tendin shpirt.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.