21.5 C
Tiranë
E enjte, 31 Korrik 2025

Mark Simoni

ÇFARË NA SJELLIN KËTA AUTORË TË MREKULLUESHËM
# Ta hapësh gazetën me intervisten e një Nobelisteje, një polake të talentuar dhe të famshme njëkohëssisht, *intervistë e marrur pak para celebrimit të çmimit është një hapje e bukur e leximit të gazetës, me gjërat interesante dhe bukurinat që thotë kjo autore, përkthyer me shumë kujdes e korrektësi nga i talentuari Alban Tufa.
# Dituraku i katedres së mençurisë dhe studimit në Kosovë, Profesor Prend Buzhala më ka dërguar disa ese të mrekullueshme, të thella, analizan të thukta për probleme të letërsisë. Në faqen, poshtë okelios ESE, janë materialet e Buzhalës, që i japin dimension të ri përcepsionit tonë rreth temave që ka marrë në opinionin e tij.
# Një tregim krejt i veçantë dhe interesant, më është dërguar nga përtej oqeanit, prej shkrimtarit të njohur Ramiz Gjini. Prozë dinjitoze, përfaqësuese për këtë autor të maturuar.
# Në gjithë poezinë e shkruar sot, patjetër që një vend dinjitoz ze dhe krijimtaria e poetit Leon Lekaj, një tingull krejt ndryshe, një procedim krijues i veçantë, një frymë delikate dhe fine, një leksik i gjërë, një natyrë të shkruari shumë interesant. E keni në këtë numër, dhe të jep kënaqësinë e krijimit.
# Samir Perihana, ky përkthyes sa i pa zë aq dhe i talentuar, sa modest aq dhe skrupuloz dhe njohës i thellë gjuhësh, ky punëtor e zejtar i mrekullueshëm fjale, sjell poezitë e poetit modern italian Vincenzo Kostanntino për lexuesin e MAPOs Letrare.
# Patjetër që unë mendoj se përkthyesi është një dorëzanë i autorit, gjithashtu një misionar i përbetuar për ta dërguar fjalën në gjuhën tjetër me një shenjtëri të madhe, pa e dëmtuar, pa e prishur e transformuar atë. Mustafa Tukaj, ky përkthyes i dëgjuar përv ato që duan ta njohin, dhe i padëgjuar për të pa vemendëshmit, përkthyes i mijra e mijra faqeve dhe teksteve, librave, me një kapicë të madhe dorëshkrimesh që po të bëhen libra do të ishin me shumë interes për letërsinë, shoqërinë dhe lexuesin. Përkthen çdo ditë dhe pret, nëse ndokush ia boton gjërat brilante të tij. Unë i porosita të më sjellë disa tregime, dhe njërin prej tyre e keni sot në MAPOn Letrare. Lexojeni dhe kuptoni se sa me përgjegjësi e frymëzim përkthen Mustafa Tukaj.
# Astrit Cani është një nga përkthyesit më në ze të plejadës së re, poliglot dhe i shkolluar në perëndim, shqipërues i shumë librave. Këtë radhë për MAPO Cani sjell Uollt Uitmanin, shikuar me sytë e të verbërit të madh të njerëzimit Borges, një nga këndvështrimet më interesante që është shkruar nga dikush për një poet.
# Analisti i thellë dhe sqimatar Albert Vataj ka patur këtë radhë në fokus poezinë fine dhe delikate të një prej zërave më interesantë dhe premtues Rudina Muharremi Beja. Autori me shkrimin e tij racional dhe analitik, me shumë dashamirësi dhe fisnikri, me shkrimin e tij e sjellë Rudinën më afër vemendjes dhe optikës së lexuesit.
# Gladiola Jorbus vë përpara saj një pyetje të gjërë dhe provë të madhe. çështë Poezia, dhe me aq radhë e me aq sipërfaqe botimi ia del të na sjellë definicione ekzakte.
Dhe mbyllet Suplementi letrar me një prozë interesante të Fabiola Markut, me poezitë e veçanta e shumë të frymëzuara të Fatmira Nikollës, me vargjet e bukur të Fiqirete Kuklit dhe me tekstet poetike të shkruara në mënyrën e tij origjinale nga Perparim Hysi.
Falenderoj autorët për bashkëpunimin dhe iu uroj të gjithëve ju lexim të këndshëm.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.