Nga Stiljan DEDJA
– Jepjani PD të këndojë meshë për këtë popull !!
Zgjedhjet po afrojne dhe lufta sapo ka nisur.Të gjitha partitë kanë filluar të bëjnë premtimet e tyre elektorale, si përhera të fryra dhe shumë nga ato vështirë se do te realizohen ndonjëherë.Opozita Shqiptare duket këtë herë se e ka marrë seriozisht . Ajo mendon se kanë kaluar shtatë dhe deri në zgjedhje bëhen tetë vjete ne opozite dhe mendon se tani do ti buzëqeshë pushteti.Por problem dhe shqetësimi i madh për demokratët e vërtetë është se ajo me Sali Berishën ka një të kaluar dhe një përvojë të keqe. Populli Shqiptar vështirë se e harron kollaj atë periudhe të “vështirë” nën drejtimin e z Sali Berishës.Kjo opozitë mundohet të tregohet se është një opozitë e re e rinovuar dhe nuk ka lidhje shumë me partinë demokratike të Sali Berishes,e cila më 1997 dogji dhe shkatërroi shqipërinë. Ajo është hedhur në premtime elektorale të çfrenuara, duke ofruar dhe premtuar parajsën për popullin Shqiptar, të cilit siç mendon ajo: po i buzëqesh më në fund, liria, lumturia dhe begatia e munguar në këto vite të udhëhequr nga socialistët. Ajo ka harruar, apo nuk dëshiron të kujtojë më, problemet dhe shqetësimet që i ka sjellë këtij populli ,gjatë udhëheqjes së saj kur ka qenë në pushtet. Ajo nuk dëshiron të kujtojë: Gërdecin, firmat piramidale, vrasjet në bulevard, luftën e klasave të kryer nga ajo, manipulimin e madh zgjedhor të 1996 dhe shumë të këqia të tjera.Këto të brutalitete të kryer nga PD gjatë udhëheqjes së Sali Berishës, kërkon ti mbulojë me një “fytyrë të re” dhe me premtime të bujëshme elektorale. Më vjen ndërmend një vepër e Gustav Floberit : “shërbyesja plakë”, ku në Normandi të Francës do ti jepej një çmim atyre personave që janë dalluar për mirmbajtje të kafshëve.Katerin-Lëruja, ka shërbyer për 54 vjet me rradhë në të njejtën fermë. Asaj i jepet medalje e artë – me një çmim prej 25 Frangash për kontribut në këtë fushë. Një grua e vjetër që përfaqsonte gjithë popullin e shumvuajtur dhe të lodhur nga vuajtjet dhe mundimet. Por ajo po refuzonte dhe ishte në dilemë të merrte këtë çmim, por më në fund iu desh ta pranonte. Pasi e mori çmimin dhe kur i ofruan25 frangat ajo u shpreh se:” Po ia jap priftit tonë këto para të këndojë meshë për mua”. Opozita Shqiptare kërkon të shpërblejë popullin e vrarë shqiptar, masakruar dhe lodhur nga udhëheqja e saj e keqe ndër- vite, por ky popull duket i demoralizuar dhe asnjë shpërblim nuk pranon. Ai kërkon që kto para ti marrë prifti i partisë demokratike Sali Berisha për “meshë” për popullin e vrarë dhe të raskapitur shqiptar gjatë regjimit të tij, nga vetë ai .Ndryshimi qëndron se Katerin Lërua, u sakrifikua për shërbim me dinjitet në fermë, për rritjen dhe mirmbajtjen e kafshëve, ndërsa populli shqiptar u sakrifikua nga regjimi gjakatar i Sali Berishës. Populli shqiptar është përçmuar nga ajo parti ndër vite, dhe nuk ka besim më tek premtimet dhe fjalët e saj. Fytyra “e re” e saj nuk mund të gënjejë më këtë popull të mashtruar dhe lodhur prej saj gjatë gjithë atyre viteve të “demokracisë”.Kjo parti duhet të reformohet dhe të largojë Sali Berishën nga “drejtues nderi i partisë” dhe idetë e tij. Por partia demokratike dhe Lulzim Basha nuk po e bën këtë gjë akoma, duke cilësuar Sali berishën si “udhëheqës historik” të kësaj partie. Sot përsëri ai është akuzuar për vrasjen e udhëheqësit legjendar të partisë demokratike z Azem Hajdari. Edhe dalja e partisë demokratike nga parlamenti dhe djegia e mandateve, ishte një vendim i ndërmarrë nën influencën ekstremiste të Sali Berishës, e cila nuk i solli ndonjë dobi partisë demokratike, por vetëm një izolim dhe një paraqitje të keqe në syt e ndërkombëtarëve. Shqipëria në saj të drejtimit të Sali Berishës dhe partisë demokratike u kthye në një sulmuese dhe zjarrvënëse të institucioneve Shqiptare. Ai frymyzoi dhe nxiti luftën e klasave dhe nën maskën e reformave demokratike, hoqi nga puna qindra opozitarë të tijë dhe vuri njerëzit e vet pa arsim, por me një servilizëm të lartë ndaj tij. Në çdo të keqe që është bërë në këtë periudhë qëndron kryesisht dora gjakatare e tij. Ai e ka lodhur këtë popull, e ka masakruar , përçmuar. Njerëz me “pamje të trembur”, me “fytyrë të hequr” që sheh sot në Shqipëri, janë rezultat i masakrimit nga çdo pikpamje nga regjimi i tij vrasës.Rezultat i gjithë këtyre ndodhi një emigracin i paparë i këtij populli drejt Europës. Ai mbolli në dejet e shqiptarëve korrupsionin, armiqësinë vrasjen etj. Në qoftë se për një moment kthen kokën prapa nga e kaluara e fillimit të demokracisë do vëresh vetëm të këqiat e Sali Berishës, këtij njeriu që vetëm “Shqiptar” nuk mund ti thuash.Partia demokratike e ka të vështirë fitoren në zgjedhjet e Prillit 2021, pasi ka në ballë vrasësin e popullit shqiptar Sali Berishën. Mos distancimi i menjëhershëm nga ai, do ta çojë partinë demokratike gjithmonë në humbje. Partia Demokratike nuk e ka të keqen te ligji elektoral, apo te reformat gjoja të pakryera nga qeveria, -ajo e ka difektin te imazhi i saj i dëmtuar dhe deformuar nga e kaluara.Nga rradhët e saj janë larguar demokratët e ndershëm. Militantët dhe votuesit e partisë demokratike nuk e duan edhe aleancën me LSI, pasi ajo shquhet për manipulime të mëdha dhe drejtuesit e saj për vjedhje dhe korrupsion ndaj pasurisë kombëtare. Opinioni i saj në popull është i rrënuar.Populli shqiptar nuk shpreson tek partia demokratike, pasi ajo ka vrarë shpresat e tij. Populli shqiptar është si ajo plaka Katerin Lëru, e cila mbas 50 vjet vuajtjesh, torturash dhe raskapitje të pashembullt, për të realizuar një punë të devotëshme, nuk dëshiron më asnjë shpërblim, por ato premtime të partisë demokratike ti jepen ndonjë prifti të këndojë meshë për këtë popull të vrarë dhë masakruar nga partia demokratike e Sali Berishës.Premtimet për: rrugë të reja, ulje taksash, liri te shtypit,përkrahje per shtresat e varfra, reforma në administratë, interest e kombit, Investime në buqësi, arsim, kulturë, shëndetësi e kudo janë premtime elektorale të partisë demokratike që i ka bërë qysh herët qysh kur partia demokratike mori pushtetin. Apo premtimi i z Basha me të rinjtë e qytetit të Korçës ku u shpreh se:- në 10 vitet e ardhëshme Europa do të ketë 5 milion vende të lira pune. Dhe mbas 10 vjetësh ju do të paguheni më shumë se kryeministri ! Populli shqiptar e di shumë mirë se premtimet mbahen me punë dhe jo me gënjeshtra:- të dalë ku të dalë, të marrim pushtetin njëherë pastaj shohim e bëjmë !