16.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Mars 2026

Arjana Fetahu Gaba

SA ME LARG
Kam pasur miq, unë kam menduar,
Por vetëm miq, që nuk kanë qënë,
Veshi, fjalët që i ka dëgjuar,
Ja ka shpënë goja, në tjetër vënd.
I kanë bërë fjalët të gjatë litar,
I kanë dredhur, bërë gërsheta,
Jam çuditur, s’kisha parë,
Të dridhej ndryshe, e vërteta.
Por, e kanë gjetur shokun e tyre,
Kurrësesi, s’mund të isha unë,
Morra vrapin, më shumë nga lepuri,
Se s’isha unë, për ato punë.
I thashë vetes, shko sa më larg,
Ku ndihesh lumtur, aty qëndro,
Asnjëherë në mjaltin tënd,
Grerën kurrë, mos e afro.
Jo se kam frikë, por s’jam si ta,
S’më duhet ara, me tre qe,
Më duhet, veç besnikëria,
Mos rri me mua, kur nuk e ke.
Një “mik” i lig, është për vete,
Dhe kur të plaket, do jetë njësoj,
Mjafton të shohi punën e vet,
Cakun e vënë, mos ta kaloj.
Se në më hëngri, lëkurë e kokës,
S’do kem më turp, as unë pastaj,
Do t’më plasë dell i ballit,
Çorbën gatuar si derq do hajë.
Arjana Fetahu Gaba
“”””””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Arjana Fetahu Gaba, Zmadho
UNE JAM KETU ,PO TI?
Nuk di ,nje ankth qe ndjej perbrenda sikur faj,
Ne stomak me gerryen diçka dhe perpelitet,
Ashtu dhe zemra nga dallge te mbedha,
Si ze I heshtur, ze lebetitet.
Dhe duart sikur kane te njejten ndjenje neper damare,
Ndihen keputur dhe pa pike fuqie,
E gjitha kjo ndjenje po harbon neper gjak,
Me çon paditur ne rruge arratie.
Bej te gelltit nje gllenqke uji , po s’mumdem,
Shtrengon fort ne gryke e mezi shkon,
Sikur te jene gure prej lumi,
Ka zene ankthi e nuk me kalon.
Çudi , te jesh ti fshehur pas kesaj anomalie,
Fjalet qe the parreshtur si lum rrembyer,
Apo jam gatuar me nje shpirt te ndrojtur,
Qe fsheh nje lot te pa rrefyer?!
U keputa une,si dita pas nje shkrepetime te gjate,
Ku papritmas qielli ngjyrosi ne gri ,
Nga erdhi stuhija ,ku shkoj dielli ?
Une jam ketu, po ti?
Arjana Fetahu Gaba
January, 2013
Shkeputur nga libri” Me zgjo ne shpirtin tim nje flutur “!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.