Sot është dita e katert pjesëmarrjes sime në maratonën ndërkombëtare të poetëve me 8-ditë-8-poezi;
#PeetMeNotLeake. Jam nominuar nga miku im i mrekullueshm poeteti e vargjeve brilate qe te percjellin pathos dhe ndjeshmeri rreflektive .
Emocion dhe thellesi mendimi Eduart Veli , për të postuar një poezi çdo ditë, për 8 ditë, bashkangjitur dhe nje foton time. Poezitë në këtë maratonë do të përkthehen dhe botohen në një almanak rus. Çdo ditë do të caktoj një mik/e për të bërë të njëjtën gjë, duke vazhduar kështu stafetën e sfidës.!Nominoj njëkohësisht dhe mikun tim poet
Dritan Habipaj Poezi
Për të postuar poezitë e tij për tetë ditë dhe nga ana tjetër, ftoj poetë të tjerë të bashkohen në këtë maratonë.. Suksese!!
Poezia ime e parë për mua në këtë maratonë është.
Nëse
do rrëfehesha ndonjë ditë
në dhomëzën
e fshehtë përballë petkut.
Të thoja
c’mëkat kam bërë ,
të shqiperoja
punën e pendimit.
Të flisja për ty
dashuri ,
frymor i shpirtit tim.
i jetës ,
i zemrës
i përtëritjes i agimit..
Të flisja
për orbitën
që më rrethon shtatit
më ngre në shtatë qiejt
shkrinë malet me akull..
C’të thoja më parë
në këtë dhomëz përballë petkut
përballë një dritarje
të rrethuar me hekur.
Asgjë më shumë
seç ti thashë ty dashuri
nuk do rrëfehesha
më ciltër ,tek asnjë hyjni ..
———— @Lindita Prenga @