Dita e (1 ) e marathoner
Ju falenderoj perzemersisht miq e mikesha real e virtual si dhe gjithe fisin tim kudo qe ndodheni ne mbare boten ,qe me qendroni prane ne postimet e poezive te mia me komentet tuaja te bukura,e me liket tuaja.
Ju jam mirenjohes per kohen e çmuar
dhe mbeshtetjen tuaj.
Zoti ju ruajt e bekofte ne ç’do hap te jetes neper familjet tuaja.
Respekte per gjithe secilin ne veçanti!
Dita e (1 )
# Poet MenotLeake
Une jam i emeruar nga poetet
Elida Prifti
dhe
Amalia Kentrou Llukani
per te marre pjese ne# PoetmenotLeake.
Une do e vazhdoj sfiden deri ne tete dite…
Ne diten e pare therras mikun tim
Petraq Neti
per te ndjekur sfiden ne vazhdimesi.
Ju uroj suksese gjithe sfidanteve!
Poezia e 1 -re !
Qytet i gurtë që kurrë s’e ul kokën,
Dhe për këtë s’heq asnjë presje.
Me hyrje e dalje në gjithë botën,
Nga mëngjesi në mbrëmje me përkujdesje.
Rrugët në qëndër mblidhen e shpërndahen,
Ato që kanë marrë hijen e gurit.
Retë e murrme mes për mes çahen,
Që qyteti im tek ato mos të humbi.
Hapet qyteti si faqet e një libri,
E qëndresën te çdo faqe e la.
Shqiponja nga hapësirat qiellore zbriti,
Dhe te qyteti im i gurtë u përkrah.
Tani s’më bëhet të iki që këtej,
Se për çdo ikje zemra më dhëmb.
Dhe të gjithë botën t’a përkthej,
S’ka si qyteti im,si qyteti tënd.