GJITHOLOGËT DHE KRYEMINISTRI RAMA NË OPINION…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
Mbremja e 15 tetorit te ketij moti pati një audience të madhe shikushmerie ne kanalin e TV Klan posaqerisht në emisionin e Fevziut tashme të njohur “Opinion”.
Kjo rritje shikushmerie erdhi per faktin se ne studion e moderatori Fevziu ishte protogonisti kryesor i kesaj mbremje kryeministri vendit Zoti Edi Rama.
Kryeministri Rama u ballafqua më një panel prej kater gazetaresh tashmë të njohur për publikun, konkretisht ishin pjese e ketij debati gazetaret Lorenc Vangjeli,Armando Shkullaku,Robert Rikipllari si dhe gazetarja invesigative zj Fatjona Mejdini.
Pjesa e parë e ketij emission ishte çeshtja inceneratoreve te tre qyteteve Elbasan,Fier dhe Tirane.
Ajo qe ra me shumë ne sy ishte mos informimi i sakte i gazetarit Shkullaku i cili kembëngulte per inceratorin e Elbasanit duke i meshuar idesë tij te gabur sikur ky incenerator nuk ishte funksional,
Mirpo kryeministri vendit i beri te ditur Shkullakut se kjo veper ishte plotesit funksionale madje prodhonte energji alternative edhe per treg,perpos qe plotesonte nevojat e veta perpunuese.
Është për të ardhur keq per zotin Shkullaku që nuk pati kurajon të kerkonte ndjese per dizinformimin qe i ben opinionit publik më ato çka ai perciellë permes studiove vizive apo rrjeteve tjera sociale.
Ndersa gazetari Robert Rakpllari thuajse nuk ishte në asnjë moment i kthjelltë dhe aspak i sigurtë në fjalen dhe qendrimet e tij.
Keshtu në studio u krijua një situate e tensionuar artificialisht mes kryeministrit Rama dhe gazetarit Rakipllari.
Ndersa gazetarja e re Fatjona Mejdini e shkapercej totalisht cakun e një gazetarje duke folur ne gjuhen dhe ne emer te specialistit te mjekesise, ç’ka e detyroj kryeministrin Rama ti rikojtonte zonjes ne fjalë pozicionin dhe profesionin qe ajo zoteronte.
Se fundi gazetarja Mejdini nuk ngurroj të atemonte emigrantet shqiptare si koka e krimit dhe bandave te narkotikeve ne vendet e BE dhe më gjërë.
Kryeministri Rama ne ketë pik jo vetem mbrojti me dinjitet dhe argumeta emigrantet dhe bashkatdhetaret tanë,por i bëri te qarte gazetares akuzuese se krimi ne BE dhe gjetkë nuk është aspak i etikur sepaku ne emrin shqiptar.
Ndersa gazetari dhe analisti i madh Lorenc Vangjeli ashtu si kurdoherë u tregua i sakte dhe koherent në te gjithë minutazhin e ketij debati.
Moderatori emissionit Blendi Fevziu e shkeli keqas rregullin e ketij emisioni duke lexuar sms e ish kryeministrit Berisha i cili pergojoj emrin e nenes se ndjerë te Zotit Rama.
Kjo ishte pa dyshim pjesa me e sikletshme per kryeministrin Rama i cili nuk i fshehu dot lotet dhe dhimbjen e natyrshme per nenen e tij te ndjerë,
Vlen per tu permendur se Zoti Rama edhe pse u ndje mjafte u lenduar shpirterisht ,arriti te vetpermbahet duke i dhenë pergjigjie epike ketij njeriu gojeprishur.
Madje Zoti Rama ja uroj Ditelindjen Sali Berishes krejt njerezisht.
Fevziu i hodhi një tjeter “shashke”emisio
nit duke futur jashtë çdo protokolli etik edhe kryeopozitarin de jure zotin Basha ne linje telefonike.
Basha nuk solli asgjë te re dhe konkrete ne studion e Fevziut,si gjithëmonë foli me një fjalor prej adoloshenti dhe asgjë më shumë.
Perdundimisht dua të theksoj se Zoti Rama u tregua një lider i aftē dhe mjafte i duruar më një panel gazetaresh anti Socialist dhe te vet shpallur si gjithologë dhe “shpetimtaret”e kombit.
Kryeministri Rama ne ketë perballje doli fitimtar i padiskutueshem sigurisht rriti ndjeshem kreditet e tij politike.
Nga
PRENG PJETRI
LEZHE.