International Poetry Marathon nga mikja ime
Bora Bora
…edhe pse para pak ditesh une e mbarova maratonen time si pjesmarrese,e ndjej me zemer dhe e falenderoj per respektin qe me ben….dhe une po i jap respektin tim…i uroj rruge te mbare ne krijimtarin e saj e vetem suksese…perqafime e dashur…!!
Titulli i poezise time eshte:
O sole mio….
Me kerkon te pikturoj diellin
Dhe une bashke me te pikturoj
Pranveren e harruar te njerzimit
Ku dhe lulet celin
Ne mes deshperimit
Me kerkon:
Te t’dhuroj nje “cope”diell
Qe te nxesh kudo boten
Te zhduk nga endrra
“Kuaj te zinj”
Qe tregojne vuajtjet
Te zhduk…
Aeroplanet “e keqinj”
Qe bien ne toke…e rrezohen
Me kerkon:
Qe te zbres henen nga qielli
E te luash me te…
Me kerkon:
Qe t’bej prej pupule
Rete gri e te trembin
Kur ato sjellin shi..
Fusha e livadhe per rreth
Te mbesin gjithnje jeshile
Te mbushura plote
Lule dele e kamomile
Dhe une te gjitha keto,
O Nipi im…
Per ty i pikturoj
Por…ahhh sikur e gjitha kjo
Te ishte nje vertetesi
Do kendonim gjithe jeten
“O sole mio”…
Mille grazie…!!
(Kushtuar nipit tim Terenc…)
“””””””””””””””””””””””

Kur ke diellin ne zemren tende
Jashte le te bjere shi dhe bore
Ne lodhjen e vetmine time
Ai diell do t’me ndricoje
Vitet e jetes time qe kaluan
Nuk di se sa vite do pasojne
Por kurre nuk u friksova
Qe fati nuk me erdhi
Ashtu sic e meritoj
I dhashe force e zemer vetes
Bej durim e mos u mposht
Nje”ortek bore” eshte
Dhe shume shpejt do te kaloje
Kur mendimet e mia
Me te huaja u perputhen
Dhe vuajtjet tona
Ne stermundim perfundojne
Nuk me tremben kurre
Por ne shpirt me dhane dhimshuri
Ajo qe eshte e imja
Tek te tjeret ta dhuroj
Sepse pak gezim e lumturi
Qe jeta mu me solli
Ishin te sajat
Dhe ajo perseri mi mori…!!