20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

TË I PËRKUJTOHEN E MOS TË HARROHEN ATA QË KONTRIBUAN NË…

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në këtë shkrim vendosa të shkruaj  që paksa të i ngrisë disa nga gjumi, sepse si duket ose janë në gjumë që nuk thonë ose nuk shkruajnë aspak për kontributin e disa njerëzve që po na ikin nga kjo botë në botën e amshuar. Edhe më herët, por edhe në kohën e tashme po na ikin disa veprimtarë pa u thënë asgjë për veprimtarinë e tyre qoftë me gojë ose me shkrim, pa u mbajtur një mbledhje komomerative etj.Të ndodhin gjëra të tilla dhe të i gëlltisim kaq lehtë është një absurd mbi absurdin, por ja që këso raste po na ndodhin dhe janë të parsyeshme për të u arsyetuar. Vetëm brenda këtij viti ndrruan jetë shumë aktivistë, intelektualë, atdhetarë e…, në komunën e Likovës dhe Kumanovës, por më duket shkuan shumë zbehtë pa u thënë e shkruar asnjë fjalë për këta njerëz që i kontribuan arsimit shqip, sportit , artit dhe kulturës shqiptare në tërësi. Unë në këtë shkrim të shkurtër do të ndalem tek një veprimtar i tillë që ndrroi jetë më 19 tetor të vitit 2020 e ai ishte tani i ndjeri Vaid Saiti.Kontributi i Vaid Saitit nuk mund të harrohet në të gjitha aspektet që ka kontribuar që nga rinia e hershme e deri në ikje në botë tjetrër. Dihet mirëfilli se njerëzit vdesin. Ikin nga kjo botë në botën tjetër, por veprate tyre mbesin për të i përkujtuar e jo për të i harruar. Unë e kam njohur shumë mirë dhe e di shumë mirë aktivitetin e tij  që nga rinia dhe deri në ikjen e tij të papritur për në botën tjetër. Dhashtë Zoti që unë të jem gabim se nuk kam lexuar asnjë shkrim për aktivitetin dhe kontributin e Vaid Saitit dhe shumë të tjerëve të tillë si ai.

Vaid Saiti ishte një personalitet i hershëm i shkollim të lartë që nga viti shkollor 1972/73. Ai në fillim punoi  në shkollën fillore në vendlindje e pastaj për të vazhduar në shkollën e mesme ekonomike në Kumanovë. Pas largimit nga arsimi ai punoi në si udhëheqës në fabrikën e këpucëve  në Kumanovë shumë vite e që më vonë të hap ndërmarrjen e parë       “Karadaku” dhe shumë ndërmarrje tjera. Me ardhjen e sistemit shumëpartiak Vaid Saiti do të jetë kryetari i parë i komunës së Likovës. Kontributi Vaid Saitit dhe bashkëshotes së tij Drita Saitit nuk duhet kurr të harrohen dhe të shkruhen në historikun e Univerzitetit “ Fadil Sulejmani” në Tetovë. Kjo ishte ajo që heqi nga qafa arin e nusërisë dhe ia dhuroi univerzitet të parë shqip në Tetovë. Ka e ka shumëçka të shkruhet për kontributin e z. Vaid Saitit, por tani do të ndalem paksa tek kontributi i tij në arsim, kulturë dhe sport. Që nga themelimi i klubit futbollistik “ Vëllazërimi” të fshatit Orizare në vitin 1972 ai ishte në formacionin  e këtij ekipi si njëfutbollist i dalluar i kësaj gjenerate të parë dhe të artë. Ai ishte gjithnjë mbështetës me kontributin e tij ndaj të gjitha sporteve në Likovë dhe Kumanovë. Kontributi i tij kurr nuk mungoi as në Shoqëritë Kulturo Artistike në komunën e Likovës dhe të Kumanovës. Vaid Saiti  me rastin e kespozitave të pikturave të piktorëve të komunës së Likovës dhe Kumanovës. Kontributi i tij kurr nuk mungoi edhe në letrësi duke ndihmuar “ Takimet poetike” etj. Ka edhe shumë e shumë të flitet dhe të shkruhet për kontributin e dhënë në çdo aspekt për Vaid Saitin dhe shumë të tjerë, por në këtë rast nuk mund të mos e përmendi  edhe revistën  e pavarur për  letërsi, shkencë dhe kulturë që fal kontributit të pa dritë numri i parë i kësaj reviste që në vitin 1992 për të vazhduar deri më sot. Ai ishte edhe një veprimtarë i çështjes kombëtare.

Pra, personalteti i Vaid Saitit dhe të tjerëve si ai që kanë kontribuar me veprimtarinë e tij kurr nuk duhet harruar, por gjithnjë duhet harruar. Më vjenë shumë keq se njerëzit e tillë në kohërat e fundit po i përcjellim nga kjo botë në botën tjetër shumë në heshtje. Lexues të nderuar pasi që jam dëshmitarë se Vaid Saiti aq shumë kontriboi aq shumë për kulturën kombëtare vendosa që fotografinë e tij të e vendosi në fillim të këtij shkrimi me veshje kombëtare.

Prehu i qetë, o Vait Saiti në tokën tënde që aq shumë e Deshe!

Zoti për kontributin tënd të shpërbleftë me parajsë!

 

Nehat Jahiu,

 

Orizare, 27 tetor 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.