21.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Albina Trebicka

PSE IKE ?!

Nuk e di se si ike ti…
Edhe pse ike, nuk e di
Nuk e di as përse erdhe
A ishe mjegull, a ishe shi?
Ke harruar fjalët,që më doje shumë
Ti kthehu që t’i marrësh ato përsëri
Ndoshta të duhen për një femër tjetër
T’ja thuash në fillimet ashtu siç di ti
Të ndjeva ty, si një melodi kënge
Do të kujtoj si këngë në harrim

A.TREBICKA 27.10.2020

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, jashtë dhe Zmadho

DASHURI E VONUAR
Mos ma vidh vështrimin duke parë shtrembër
Se buzëqeshjen time ti nuk e puthe dot…
Nuk munde që të hyje tek shpirti im kurrë
Kurrë s’më bëre dot tënden, as dje…as sot
Ma lëshove dorën, kur në vjeshtë gjethet binin…
Kur unë dhimbjen mbështillja me durim e shpresë
Kur lotët e shiut na gjetën të dyve bashkë …
E qerpikët s’i fshehën dot sytë mbuluar nga retë
E fsheha trishtimin te thinjat e tua të argjëndta
Dhe si shall gri heshtjen supeve e hodha
Gjithçka u thye në çast brenda meje…
Dashuritë e vonuara ndoshta janë të lodhura.

A.TREBICKA 11.10.2020

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, pemë, qiell, jashtë dhe natyrë

VJESHTA IME…
Ma lëshoi sot dorën shtatori
Nga pas po më ndiqte vjeshta
Herë me ca gjethe të verdha…
Herë me ca vargje nga vjersha
E vesha fustanin e vjeshtës
Mall e gjethe vizatuar mbi të
Kjo stinë e gjetheve të zverdhura
Si vjeshtat e mia ikur pa bërë zë…
Më dhimsen gjethet që bien
Si vitet në ikje…një e nga një
Dremitja po i përgjum edhe ditët
Nata përgjon ëndrrat që s’ vijnë më…

A.TREBICKA 30.09.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.