15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Kristina Demiri Dojce

ZOTI- DASHURISË I KA DHËNË BEKIMIN E PËRJETËSISË
Në këto ditë vjeshte u ndezën zjarre,
një zjarr të madh në zemër ndeze ti,
mikja ime,për ty ,kënduan dhe vetë malet
dhe ky shpirti im, tërë jetën ,veç për ty.
Mbreti i erërave lëshoi një erë plot mall
dhe i shtriu krahët gjer tek ne të dy,
u drodhën drurët, gjethet në tokë ranë,
dielli më shumë zjarr e dritë na solli në sy.
Dhe u largua dimri nga shpirti ynë,
tek të gjitha stinët plasi një rrëmujë,
se dimri nuk të thotë kollaj lamtumirë,
para dashurisë sonë u tërhoq pa bujë.
Mikja ime dhe ndonjë dimër do të ketë,
se një dashuri asnjëherë nuk shkon vaj,
por lumturia triumfon përherë në jetë,
kur asnjë xhelozi s’ka në themel të saj.
Nga ne do merziten dhe meterologët,
që nuk i parashikojne dot vitet e dashurisë,
çdo ditë me ne dielli i ndjenjës do të zgjohet,
Zoti ,dashurisë i ka dhënë bekimin e përjetësisë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.