15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Arjana Fetahu Gaba

E DI SHPIRTI IM I LODHUR!!!!Imazhi mund të përmbajë: Arjana Fetahu Gaba, Zmadho
Nuk e di ç’të tjetërsoi,
Si u ktheve në stuhi,
Dhe fytyra të ndërroi,
Ngrysur sikur qiell me shi.
Dhe ca fjalë ashtu të çala,
Të gatuara si në mulli,
Shpirti ti nxorri të vala,
Volle për mbi dashuri.
Si munde të nxirrjë fjalë,
Sikur rrokullise gurë,
Të prehu gjuha si shpata,
Me dy r do të jesh burrë.
Une u bëfsha lemza jote,
Mbetsha i pari mendim,
T’qofsha perde në dritë të syrit,
Dashurinë të kesh zhgënjim.
Sa të desha e di hëna,
Nata që gdhihej me mua,
E di shpirti im i lodhur,
Sa sa herë kam thënë të dua!
Arjana Fetahu Gaba,
USA, NEW JERSEY,
October 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.