15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Albert Nikolla

Qeveria Koreane, me dëshirën e sinqertë për të punuar së bashku, në kapërcimin e Pandemisë COVID-19 ka demonstruar solidaritetin e saj me Republikën e Shqipërisë dhe popullin e saj, duke dhuruar 277,000 maska fytyre KF94.

Z. Albert Nikolla, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mori pjesë në ceremoninë e dhurimit në dhe me atë rast shprehu mirënjohjen e tij për Korenë, duke u shprehur se ndihma e dhënë nga Korea ka shërbyer me të vërtetë, si një demonstrim i qartë i lidhjeve e miqësisë midis dy vendeve.

Në emër të Koresë, në ceremoni morën pjesë Z. Ryoo Byunggyoo, President i komunitetit Korean në Shqipëri, Z. Nam Jongwoo, CEO i Yura Corporation Albania sh.p.k dhe Z. Agron Papuli, Konsull Nderi i Koresë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.