Poete, piktore dhe jo vetëm
Lediona A. Syla

Poete, piktore dhe jo vetëm
Kjo talente e rrallë
Suksese të uroj pafundësisht
Shëndritë përherë, pa u ndalë.
Vendase, mitrovicase
E meriton çdo urim
Je shembull i mirë që e dëshiron
Çdo prind për fëmiun e vetë, padyshim.
Mendja e ndritur, duartë e arta
Që në vegjëli
Gjurmë të rëndësishme
Punimet, diplomat, libri me poezi.
Je e artë, yll bote
Të qoftë përherë rruga e ndritur
Në çdo sferë të jetës
Shkëlqefsh përherë, më se e pregaditur.
Gjërë e gjatë
S’majfton të t’përshkruaj, sa krenari
Meriton dashurinë, vëmendjën, respektin
Je mrekulli, n’veçanti.
(IP)
“””””””””””””””””
SHPRESA
Më mban shpresa
Më gëzon
Se Kosova
Po lulëzon
Vogëlushët
Nëpër shkolla
Shqip mësojnë
Faqet si molla
Lum si ne
Që jem’ në shkollë
Na bën t’dijshëm
Menjehollë
Autorja:Lediona Syla
Poezi nga libri :”Me Zemër Të Valë”
“””””””””””””””””””””””””””
PARAJA
Parasë i thuaj JO
Librit i thuaj PO
Sepse diturinë
Paraja s’ta sjell
Por vetëm me libër
Diturinë e mbjell
Gjithëcka s’është paraja
E di dhe fukaraja
Por e artë është dija
E dinë dhe fëmija
Autorja:’Lediona Syla’
Poezi e marrë nga libri ”Me Zemër Të Valë”