15.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Mimoza Leskaj

Para disa ditësh Kryesia e Lidhjes së mësuesve të gjuhës shqipe si dhe mësues të ardhur nga qytete të ndryshme të Italisë ku jetojnë, bëri tërheqjen e librave në shqip pranë ambasadës së Shqipërisë në Romë.

Duhet theksuar se kjo punë e bukur për të mbajtur dhe ruajtur identitetin kombëtar nëpërmjet gjuhës, bëhet në mënyrë vullnetare nga të gjithë ne!

Një punë prej disa orësh, bëri të mundur zgjedhjen dhe shpërndarjen e librave pranë shkollave ku mësojnë dhe jetojnë fëmijët shqiptarë.

Natyrisht ka shumë për të thënë dhe për të bërë, edhe pse kushtet e mësimit për shkak të problemeve që sjell pandemia janë vështirësuar tejet, megjithatë misioni ynë do vazhdojë të ecë përpara.

Duke ju uruar të gjithë mësuesve dhe nxënësve një vit të mbarë, ju sjellim dhe disa fotografi nga takimi ynë!

Muaj të mbarë!

“””””””””””””””””””

Këngë vjeshte!

Vjeshta ime e dashur, të kam mbledhur në grusht.
Të shtrëngoj fort brenda vetes, nga frika e çmendur, se do të të rrëmbejnë.
Me lojëra fatesh, e fate jetimësh
Që njerëzit të tregojnë me gisht : – është një!
E një, thyhesh shpejt!
Më pikojnë gjethet e tua në ditët e fundit të tetorit, si hoje mjalti mbi buzë.
Shoh përqark vetes, dhe trembem akoma më shumë.
Të dua për vete moj e bekuar, të gjithën të dua
Ndaj mbështetem në krahët e tua,dhe atje, e tëra humb!
Ngre sytë lart!
I betohem qiellit në hapësirën e tij pa kufij
-Do luftoj gjer në grimcën e fundit të shpirtit
Të jesh e imja vjeshtë e lirë, pa maskë në sy
Një verdhacuke e dashur me fustan portokalli.

Ejj, Ti, i panjohur…!

Mua nuk ma mbyll dot shpirtin, as vjeshtës nuk i vë gardh!

Ajo është krijuar lozonjare, të joshë me hirësi

Dhe unë shpirti i lirë, tek bredh pas saj!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.