15.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Arian Bajraktari

Fajtorë pa faj”!
Mu kujtua ky titull romani të nesërmen e atentatit terrorist në Vjenë. Jemi fajtor se një Austriak por me rrënjë shqiptare, kërcet nga mendja dhe ushtron terror mes kryeqytetit të vendit të tij! Ai vend ku u lind, u shkollua, u edukua dhe u formua për shumë vite edhe si futbollist karriere… Ai vend ja dha gjitha mundësitë, pa ja paragjykuar origjinën, racën, fenë. Ai vend ja hapi dyert dhe i mirëpriti prindërit e tij vite më parë, kur turramthi ikën nga ish Jugosllavia dhe rregjimi shovinist serb, për ti shpëtuar luftës, ndjekjeve, persekutimeve, vrasjeve, përdhunimeve, shtypjes sistematike të orkestruar kundër shqiptarëve atje. Ai vend që më së shumti ka mbrojtur territoret e Shqiptarisë, kur gjithë shovinstët u turrën ta ndajnë komplet për të kënaqur oreksin e serbëve, malazezëve, grekëve etj, në fillimshekullin e kaluar. Ai vend që edhe sot është ndër aleatët më të mirë Europian për Shqiptarinë, dhe ku jetojnë të mirëintegruar një komunitet i madh shqiptarësh, nga gjitha trojet tona etnike.
Dhe ku ndodhemi sot. I premë në besë miqtë tanë! Ato që na u gjenden në ditët më të vështira në historitë tona të trishta shqiptare. Pra i premë me besë, me virtytin që ne mburremi më shumë, me virtytin që ka bashkuar të parët tanë, për të ruajtur kombin tonë.
Dhe nuk ushtruam terror kundra armiqve tanë shekullor që na bën të një e mijë të zezat, jo!
Atyre, që ende plagët tona rrjedhin gjak dhe dhembin shumë, jo! Atyre që shfarosën, vranë dëbuan me miliona shqiptarë, jo! Atyre që na grabitën nderin, burrërinë, kulturën, pronat, tokën e Arbërit, jo. Atyre që punojnë natë e ditë për t’na zhdukur nga harta botërore, jo! Ata i luftojmë ne, por vetëm në Facebook! Aty jemi trima dhe patriotë! Aty bëjmë namin…! Terrorizuam miqtë, të qytetëruarit, aleatët, shëmbëlltyrën tonë.
Armiqtë jo ato! Ato i duam! Sa më ,shumë t’na shtypin,t’na persekutojnë, t’na torturojnë, aq më e madhe bëhet dashuria për to. Njëlloj me gjithë pushtuesit romakë, turq, serb, malazez, grek, bullgar, italianë, gjermanë, rus…., e dreqi e merr vesh se sa okupatorë të tjerë e kanë modifikuar ADN,ën tonë në shekuj.
Dhe të jemi të qartë, kjo nuk është thirrje për të sulmuar asnjë nga të lartpërmendurit edhe pse disa prej tyre kanë qenë dhe janë armiqtë tanë historikë! Përkundrazi, shqiptari ka mbrojtur familjen, nderin, trojet e veta, por kurrë nuk ka sulmuar kënd dhe ska patur pretendime territorial ndaj shteteve të tjera.
Por sot ashtu si shumë bashkatdhetarë, ndjehem fajtor pa faj! Sot i kërkoj falje popullit Austriak, familjeve të viktimave që e paguan rëndë prerjebesën tone! I kërkoj falje për atë çka nuk duhej të bënim!
Por si gjithë ju bashkombas përpiqem të kuptoj se si arritëm deri këtu! Si arriti ai djalë me gjithë jetën përpara, në moshën e ëndërrave, bukurisë dhe dashurisë, të mbledhin gjithë atë mllef e urrejtje të zezë, kundër qytetarëve të pafajshëm të vendit të tij! Gjitha premisat janë se dogma fetare e mbrujti në shpërthimin e urrejtjes së tij kundra kalimtarëve të rastit. Në emër të një dogme që nuk është e vërteta e fesë Myslimane, e cila proklamon paqe, respekt, bashkëjetesë, mirëkuptim, mirësi dhe besim!
Më dhimset dhe ai që shkaktoi kaq vuajtje e dhembje. Ishte viktimë qyqari! Viktimë e padijes, e mllefit, e rrugës. Viktimë e injorancës!
Ndodhi kjo e keqe! Po vuajnë familjet e viktimave! Vuan dhe ajo e agresorit. Po vuan shoqëria Austriake! Po vuan shoqëria Shqiptare! Po e vuan gjithë shqiptaria në mbarë botën, hijen e krimit makabër mbi shpatullat e veta, pa kenë fajtori i vërtetë!
Po vërtetohet teza e para disa viteve, se shërbimet sekrete të atyre që s’na e duan të mirën, po inflirtohen dhe investojnë pranë këtyre celulave të rekrutimit ekstremist fetar, për të njollosur figurën e shqiptarit i njohur deri tani si viktimë para opinionit mbarëbotëror, dhe kurrë si agresor.
E pra mendoj se edhe autori është viktimë e së keqes, çfarëdo prejardhje pastë ajo.
Hapni sytë të dashur prindër! Bota që na rrethon është shumë e egër dhe plot kurthe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vetëm një edukatë strikte, e diktuar mbi bazat e respektit të përbashkët në një shoqëri shumëdimensionale duke ruajtur traditat e mira dhe genin patriotik shqiptar, mund ti mbajë larg fëmijët tanë nga histeria e ekstremitetit dhe e urrejtjes.
Urojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten ma!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.