Pa mëshirë…
Dallga e zemërimit
shtrihet në kufijt e së pamundurës
në horizontin e botës dyshuese
e mblidhet kryspull
nën mbulesën e dëshirës
për prekjen e ëndrrës së përkohshme
e zvarritet derisa i meket forca,
vdes,po nuk dorëzohet,
hesht përjetësisht…