15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.

INTERESAT E KOSOVES PREVALOJNE MBI INTERESAT E TE GJITHA LLOJEVE…!
(JO ARRESTIMIT SKANDALOZ E BRUTAL TE LIDERVE TE LUFTES PER LIRI.)
Nuk eshte se nuk pritej.
Ka muaj e vite qe mbi kryet e shqiptarve sillen akuzat e gjykates speciale te Kosoves per krime lufte e genocid,akuza te renda me te cilat eshte synuar parapregaditja e opinioni publik, gjitheshqiptar.
E filluan me Haradinajn me shoke, me pas me Limajn e keshtu me rradhe.
Keto dite,kater shqiptare te tjere, jo te zakonshem u arrestuan me buje policeske e mediatike, ne tejkalim te nevojave ligjore dhe aktualisht pa asnje rrezikshmeri shoqrore.
Sigurisht qe arrestimi i tyre ka bere buje ,duke patur ne kosiderate statusin e tyre politik e shoqror dhe ndikimin qe ata kane patur e kane perseri,tek nje pjese e popullit te Kosoves.
Armiqte e tyre jane gezuar e veçanarisht BEOGRADI eshte ne feste…!
E rendesishme ne kete situate te krijuar eshte te dime si te sillemi, per te vene Kosoven dhe interesin kombetar ne rrafshin e pare,aty tek prioritetet e zhvillimit e te ardhmes se te gjithe shqiptarve ne rrajon.
Objektivat e arrestimeve te fundit kane dale sheshit.
Te arrestuarit kane qene deputete,ministra,kryeministra,kryetar kuvendi e President e me te gjitha keto cilesi, shqetsimi nuk eshte ky.
Ajo qe peshon tek keta politikane eshte pjesemarrja e tyre ne luften per çlirimin e KOSOVES, si luftetare por edhe si drejtues te afirmuar, te saj, si dhe me pas, gjate 20 viteve te pasluftes,ne liri.
Dhe vetem akti publik, i dhunshem e i panevojshem,antiligjor e ne kundershtim me kushtetuten e Republikes se Kosoves flet qarte se nuk jane ne pyetje, kater lidere politike apo kater qytetare shqiptare por vete vlerat e UÇK-se dhe vete karakteri i luftes per liri.
Duke implikuar dhe akuzuar Thaçin,Veselin,Selimin,Krasniqin e te tjere me akuzat, genocid e krime kunder njerzimit,goditja kunder tyre merr nivele te tjera.
Pas kesaj goditje behet shume i lehte, çvleresimi i luftes çlirimtare e i çeshtjes shqiptare ne teresi, ndarja e Kosoves ne copa,
humbja perfundimtare e te drejtave te shqiptarve, ne Kosoven Lindore, Sanxhak, Mal te Zi e gjetke.
Keto pasoja te pritshme jane rrjedhoje e qendrimit tone foshnjor ndaj zhvillimeve politike ne rrajon e me gjere,e gjumit letargjik ku kemi rene,e mosveprimit tone te papare, e egos se semure, e inateve, hakmarrjes, perçmimit dhe e korrupsionit skandaloz ku u perfshine lideret kryesore te luftes.
Ketu nuk perjashtohen edhe shume te tjere, nga parti te tjera qe u implikuan me parate, qe vete shqiptaret patriote dhane per lirine e Kosoves.
Situata e krijuar flet gjithashtu per faktin se agresioni serb eshte rritur shume, duke vene ne pikepyetje, Kosoven e pavarur por edhe interesa te tjera, ekzistenciale.
Sot,nuk eshte koha, ti gezohemi arrestimit te Thaçit e Kadri Veselit me shoke megjithese kane shume gjynahe,si shume te tjere ne Kosove.
Sot para shqiptarve jane disa objektiva madhore tek te cilat duhet te perqendrohemi te gjithe e ketu bejne pjese:
-Konsolidimi e forcimi i Republikes se Kosoves, i shtetformimit te saj dhe te gjitha institucioneve qe e perbejne.
-Ruajtja si syte e ballit e vlerave te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe karakterit te drejte te luftes qe shqiptaret bene per çlirim kombetar e shoqror.
-Neutralizimi i Gjykates Kunder Krimeve ne Kosove, si e vetmja gjykate ne bote e ketij lloji, e pranuar nga vete kuvendi e politika kosovare, nen kushtet e presionit nderkombetar.
-Forcimi me te gjitha mjetet i ekonomise, bisnesit e prodhimit vendor, ne Kosove.
-Formulimi me pergjegjesi i te gjitha kerkesave per krimet e Serbise ne Kosove,te drejtat e shqiptarve ne Sanxhak, ne Kosoven Lindore e te tjere.
-Parimi i reciprocitetit,duhet te jete udherrefyes, ne mardheniet me Serbine e fqinjet ne pergjithesi.
-Hapja e rruges per drejtimin e Kosoves nga lideret e rinj te politikes kosovare te cilet jane te ditur, elokuente e patriote, qe nuk mbajne pergjegjesi, per krimet e luftes e korrupsionin kriminal, 20 vjeçar ne Kosove eshte e domozdoshme.
Percaktimi i prioriteteve e vendos politiken kosovare perballe pergjegjesive te medha, realizimi i te cilave lidhet me te ardhmen e vete KOSOVES e te kombit shqiptar.
Eshte koha te bashkepunojme te gjithe, per ta shkapercyer me dinjitet, situaten qe kalojme sot.
Mos harroni kurre, deklaraten e Zonjes Merkel te diteve te fundit, ne te cilen per here te pare, politika europiane flet per pergjegjesine e ndarjes se shqiptarve ne pjese dhe per nevojen e krijimit te shtetit kombetar shqiptar.
Kjo deklarate e papritur dhe fitorja e pritshme e Presidentit XHO BAJDEN flasin per drite,ne fundin e tunelit shekullor, te shqiptarve…!
Te ngrihemi permbi mizerjen qe na ka rene mbi krye e te punojme se bashku, per te ardhmen qe na pret…!
DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
6 nentor 2020.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.