15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Rafet Ismaili

Sot është 21 vjetori ,i zhdukjes se dhunshme të profesorit univerzitar Ukshin Hotit , figures më poliedrike nê rrafshin politik e intelektual në Kosovë.
Kjo zhdukje u orkestrua nga establishmenti e hiearkija më e lartë politike e ushtarake serrbe.
Dy herë i burgosur nga rexhimi serrb ,pas solidarizimit më studentet e  kërkeses për Republikë në  vitin 1981, dhe pas viteve të 90 ta kur u deklarua për ndryshimin e diskursit politik  e për përqafim tê rezistences aktive në vend të asaj pasive  e defetiste,dhe krijimin e forcave të armatosura,krijues i mendimit politik i koncipuar përmes lirisë e drejtësisë dhe ideolog i politikes se jashtme ,e thënia e tij e njohur , se nëse nuk bashkohemi si subjekte politike e nuk flasim më një zë, faktori  nderkombetar do të eksperimentoj më në është edhe sot përkon më realitetin aktual.
Profesori u mundua të ndryshoj mendimin,qasjen e historinë tonë përmes idealit e vetes se tij,e vet ra viktimë e këtij ndryshimi dhe mbeti përjetësisht në  histori.
Misteri i zhdukjes e moszbardhja e rastit të tij, do duhej të trokiste në ndergjegjën tonë të vrarë e të faktorit nderkombetar,dhe heshtja  e treguar për këtë rast e tregon qartë indiferencen tonë.
Lavdi e përjetshme.
“””””””””””””””””””””
Sot është përvjetori i rënies heroike përballë njësive speciale të ish Jugosllavisë të Heroit Tahir Meha e babait të tij Nebih Meha.
Atëbotë më 13 maj 1981 festohej dita e sigurimit në ish Jugosllavi, më çrast u tentua qê kjo ditë të madheshtohej duke e dorëzuar Tahir Mehen ,nipin e Emin Latit qê ishte bashkëluftetarë i Azem Bejtës.
Tahir Meha bashkë më babê Nebih Meha  jo që nuk u dorezuan por i  rezistuan më luftë njësive elitare speciale ,duke e kthyer në morg për polic tê vrarê festên e tyre.
Në këtë luftê të pabarabartë ranë heroikisht Tahir e Nebih Meha.
Ky ishte sulmi i parê i atyre përmasave e rezistenca e parë e armatosur kundêr Jugosllavisë pas luftës se Shaban Polluzhës në vitin 1945.
Ky ishte moment reflektimi,që trokiti në ndêrgjegjën tonë e paraqet momentin e kthesës historike në përpjekje për mvetësi, e tregoj se vullneti e dëshira për liri nuk veniten kurrë, se Shqiptari nuk dorëzohet pa luftuar,se nuk  jemi Jugosllav , e as të huaj por jemi në vendin e tokën e të parëve tanë,e njëherit paraqet fillimin e fundit të një Federate tê brishtĕ më simetri të rrëjshme e diskriminim ndaj Shqiptarëve në veçanti.
Lavdi Tahir e Nebih Mehes.
“””””””””””””””””””””””””””””””
Dita e festës pagane e Shëngjergjit 6 maj koincidon më ditëlindjën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Njêrit ndêr 100 gjeneralet më të njohur tê gjitha kohêve nê botë.
Plot 25 vite i rezistoj më ushtrinê e tij perandorisê mě tê njohur tê kohës.
Jo vetëm mbretërinë e tij ,por e mbrojti Europën e krishterê e civilizimin e saj nê pêriudhën më delikate tê saj,nga pushtimi Osman(vlen të cekêt turqit iu patën ofruar Vjenës).
Papati në supërlativë e duke i thurur elozhe ,e quante kalorês e mbrojtës të krishterizmit e vlerave europiane.
Sulltan Mehmeti i dytë Fatihi do shprehej i zhgenjyer,se  arriti tê pushtoj Konstandinopojên (Istambullin) e smundi tê pushtoj fortifikatên e Krujês e cila mbrohej nga i.madhi Skenderbe ,hero emblematik i pěrmasave tê Aleksandrit tê madhê tě Maqedonisê.
Lavdi e përjetêshme kryetrimit e Kryeheroit legjendarê.
“”””””””””””””””””””””””””””””
Para 25 viteve ushtrija Kroate përmes operacionit të koduar Oluja e çliroj Kninin të cilën forcat çetnike serrbe e kishin pushtuar ,më çka praktikisht dalmacinë e kishin paralizuar prej pjesës tjetër kroate duke e thêmeluar një të ashtuquajtur Republika Srpska Kraina  si projekt i Serrbisê se madhe.
Republika Srpska Kraina ishte gjoja kundĕrpërgjegje e popullatës serrbe kundër Kroacisĕ se pavaruar qĕ forcat nacionaliste serrbe e lidhnin më kohen e Pavelićit e shtetit të pavarur kroat,për krimet e tij kundër serrbve, kampin e Jasenovacin qĕ e instrumentalizuan e këto ishin pretekse pĕr shkputje nga Kroacija,paralizimin e shtetit kroat,e për bashkangjitjën e republikes se Srpska kraines përmes Republika Srbska,Republikes se Serrbisë e për krijimin e Serrbisë se madhe.
Më çlirimin e Kninit u tregua se ushtrija serrbe edhe përkunder epersisě teknike ishtë e thyeshme më çka ra poshtĕ miti mbi pathyeshmerinë e ushtrisë serrbe.
Thyerja e Kninit e theu përfundimisht iden pĕr Serrbinë e madhe në kufijt e projektuar Ogulin,Karllovac,Karrllobag e Viroviticë.
Kroacija u çlirua më forca vetanake se BE serrbve u ofron më shumë se autonomi njëfarë plani Z4 që ishte shtet në shtet por largpamësia e Tuxhmanit ishte vendimtare ai bisedonte formalisht por u forcua ushtarakisht e çliroj Kninin e pjesën tjetër të pushtuar.
Kjo fitore i hapi rrugen edhe marrëveshjës se Dejtonit sepse u dha krahĕ forcave muslimane e kroate kundër forcave serrbe.
Vlen tê cekët se kosovaret dhanĕ kontribut tĕ madhê në çlirimin e Kninit e sidomos roli i Rrahim Ademit e Bekim Berishes -Abejes,ishte madhor.
Por si në çdo luftë tĕ huaj meritat e lavdija u thuret vetëm vendorëve.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.