17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Hyrije Jusufi

DITË NËNTORI
Në këtë ditë nëntori lë gjethet nën këmbë
Eci kujtueshëm
Deri te kafeneja e preferuar e pjesës së qytetit të vjeter
Mënjanë rrahë këmbana e kishës gri
Në krahun e kundërt rrotullohen akrepat
E premtja është lutja ime e vjetër …!
Shkëputur nga libri im i parë ,, Kthinave të jetës ,, !
Hyrije Jusufi.Imazhi mund të përmbajë: Hyrije Jusufi, duke qëndruar dhe jashtë
DHEU I KËMBËVE TË MIA
( Politike)
Kur stinës i ndërrohet ngjyra
Ditëve akordohen tonet në melodi
N’shpirtin tënd ateron heshtja
Puthen kujtimet kohëve n’ përjetësi
Në hijen tënde ik dashuria nga vetvetja
Nuk ka zogj , këngë
Gjethet tokave plehërohen
Shi e diell hahen mes veti
Buzërohet lutja
Dheu im më derdhet këmbëve
Po emrat e tyre si të i emëroj
Pagëzimet digjen prush …
E nesërmja vjen
E unë e ti
Ne në pritje
Puthen lutjet në mua
E digjen në afshin e dashurisë
Vendit tim
zhvishet velloja e nusërisë …
Nga mbrendësia këndoj hymnin tënd
Në galaksinë e shpirtit rrëfehem
Si një fletë hartimi
Korrigjohesh me të kuqe çdo ditë
Po gjaku është shpëtimi
Dheu kokës e këmbëve të mia !
Hyrije Jusufi
“””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Hyrije Jusufi, duke qëndruar, Këpucë dhe jashtë
NESËR SHKOJ… !
Prap po iku pa ty hije mbetur
Rrugë pa ty kryqeve të jetës
E ti një shkëndi nga unë eshkë
që djeg si shkretirë braktisur
Po fluturoj pa sytë tu qiejve
E buzën time kafshon ironia…!
Me dhëmb kjo ikje në pakohësi
Kisha shkulur pengesat labirinthave
Në ty me fuqinë e lotit mbeshtjellur
Do rrugetoj udhët e kthyera mbrapsht
Po marrë rrezet e diellit me vete …!
Ato që të shkëlqenin ty Shpirti im
Si një portë plot magji valëve trazuar
Tronditjen tënde pret heshtja shpirtit
Për ti lëshuar ënderrat në fluturim… !
Mbështjellur në shtegëtime të bardha
Me këngën që fle në zemër e bënë dritë
Përtej natës në shqetësime si rrufe djeg cakun.!
Në përbindëshin tënd flinte fytyr njeriu dehur
As magjitë me qetësinë hyjnore nuk të njohën
Askush s’ do mund ta zbërthejnë qënien
Nuk i tubon dot era të tilla ndjenja misterioze
Shpërndarë vërdallë luftrash brenda vetësisë time..!
Herë lartësive qiellore herë fundit të detit i përplasë
Se çelësin e dashurisë nuk ta pata dhënë me e vete…
Peng burgosur ne muzën time shpuriti etjën e shpirtit
E neser shkoj përtej qiejve në udhën e panjohur hijeve..!!
Hyrije Jusufi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.