15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Lebibe Zogiani

NUK MUND TË JEM NJË TJETËR
Gjithçka që më është imponuar
Me forcë dhe nga i huaji
Qoftë fe apo zakon
Qoftë edhe vet emrin që më pagëzuan
Pa ia ditur as vet kuptimin
Prindërit e mi të dashur
E kam veshtirë ta pranoj si timen
Nëse jo për hiq gjë tjetër
Ma kujton luftën
Dhimbjen nëpër të cilën kaloi Atdheun im
Masakrat nga pushtuesi
Ma kujton gjakun e derdhur me shekuj
Për ta mbrojur gjuhën
Emër e traditë
Të folurit
E të shkruarit shqip
Lebibe Zogiani
“”””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Lebibe Zogiani, duke qëndruar, jashtë dhe ujë
PËR ATA QË DUAN TË DIN
Se cilës fe i takoj
Ua them atë që ndjejë në shpirt
E në zemër
Unë jam shqiptare
Me rrënjë Ilire Pellazge
Më ka mjaftuar të besoj në zot
Jo në fe
Nuk besoj fare
Me zotin shqip flas
Për mua asnjë gjuhë tjetër
Nuk është më e shenjtë
Me asnjë gjuhë tjetër më mirë
Se me gjuhën e dashurisë
Zoti nuk më kupton
Më gjykoni si të doni
Guxoj ta them para zotit
Ua them edhe ju
Ua them të vërtetën
Zoti nuk bën ndarje
Këtë e bëri njeriu
Për të sunduar më lehtë
Lebibe Zogiani
“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Lebibe Zogiani, mal, qiell, jashtë, natyrë dhe ujë
DITEN KUR TË GUXOSH
Ditën kur të guxosh
Të vdesësh për të jetuar
Atë ditë do të fillosh të jetosh
E lind dashurinë
Për jetën
Dhe jetën për dashurinë
Ditën kur të guxosh
Të vrasësh heshtjen
Për ta thënë fjalën
Që duhet thënë
Atë ditë e lind të vërtetën
Mbretëreshën e fjalës
Dhe e vret gënjeshtrën
E thënë nga frika
Ditën kur të guxosh
Të jetosh edhe krejtë vetëm
Atë ditë do ta vrasësh vetminë
E lind guximin
Të jesh mike e atyre që të duan
Pa asnjë interes
Dhe atë më të dashurën vetveten
Lebibe Zogiani
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.