Pirro Minella Millona

…..”Geshtenja qe goditi supin e saj, ate buze mbremje vjeshte te arte…”!!!!
…..Para disa ditesh u ndodha ne nje rruge te Tiranes, isha ne trotuar dhe po prisja nje shokun tim. Kur befas nga nje peme geshtenje te eger, u shkeput nje kokerr dhe ra ne kembet e mia….
Ishte vjeshte viti i trete student. Ne muzg isha tek xhaxhallaret e mi, Rruga Elbasanit, ngjitur me Redaksine e Revistes “Ylli”, nr 73, po prisja te vinte djali i xhaxhait, Berti. I shkujdesur hidhja veshtrimin rreth e rrotull, me shprese qe nga casti ne cast, do te vinte.
Vjeshta kishte ardhur ngjyra ngjyra, nuk i thone kot. Mbreteresha e arte, plot me fruta te shijshme, ku tavolina mbushet me rrush e dardhe. Befas mu kujtuan dy vargje per vjeshten:
“Vjeshte, moj e bukur vjeshte,
te kam rrush, shege e pjeshke…”
Rruges po kalonte nje vajze e brishte e embel, me siguri studente e kthyer nga diku, e zhytyr ne mendime, me kaloi fare afer dhe per nje moment i pashe dhe syte, te bukur te zinj, por qe mbante pertoke, sic duket nuk deshte debat me syte e mi.
Kishte veshur nje xhakete ngjyre kafe te celet. Pantallona terital ngjyre te erret. Floket i kishte ngjyre kafe te erret, te gjata dhe i lekundeshin lehte ne supet e saj.
Nuk kaloi as dhjete metra dhe nje kokerr geshtenje u shkeput nga pema dhe e goditi embelsisht ne sup.
Vajza u step, ndali e hutuar, u kthye nga une dhe me veshtrim pyetes me syte e saj sikur me tha: “Perse me godite, valle njihemi ne” !?
Une e pashe dhe menjehere me lindi mendimi, qe ta sqaroja kete “keqkuptim” te rastesishem. U afrova dhe me ze te qete i thashe”
-Nuk te godita une, por te goditi vjeshta.-shtova sic duket vjeshtes i terhoqi vemendje profili yt i bukur dhe pak i hutuar dhe te kujtoi, se si gjethet, qe bien ne vjeshte, sipas poetit tone edhe mbiemrat e vajzave ndryshojne.
Kur pashe buzet e saj, si korale te bukura, menjehere me shkrepi mendimi se nje puthje e tyre do me cmendte.
Prapa syve te saj te bukur fshihen sekrete me te thella se vete deti misterioz…
…..Befas u permenda.
Qeshi, lehte, e kuptoi, qe isha i pafajshem, tundi lehte koken dhe pasi me dha doren vazhdoi rrugen e qete me ate hapin e lehte….
E ndoqa silueten e saj qe zvogelohej perhere e me shume deri sa humbi ne thellesi drejt Qyteti Studenti..,,,,
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.