Rrjedh ujëvara e mallit
shkëmbinjëve të bardhë të bregut,
gërryer nga njelmësia e kujtimeve
e përpirë nga gjuhët e dallgëve,
buzëve të thara të tokës nga erërat e kohës
në peizazhin e shkretë të heshtjes së madhe
mbushur copa guackash të thyera
nga vrulli i stinëve që përgjërohen në ikje.
Zhurmon bota mes jetës e vdekjes
në metaforën e largët të trokitjes së lotëve.