Kam dëshirë të shijoj kripën e trupit tënd.
Të pi ujë në burimin e fshehtë që rrjedh kokërriza kristali.
Rrjetë ti ngjizem poreve të hapura që lëkurën djers.
Si një hardhi rrushi të kacavirrem enzimave të gjakut që damarëve të tu rrjedhin.
Atëherë brënda teje do të zjej furishëm si llavë vullkani.
Dua të ndjej skuqjen tënde, tkurrjen e epshit tënd.
Frymën do të marr si rrjeta e peshkatarit,
Kur peshqit në det zë e i shtrëngon të mbeten në të.
Me buzët e eshkura dua të thith kripën e djersur të trupit.
E ndjej ka shije tjetër, nuk është si kripa e detit.
Ka shijen e verës që në kadet e vjetra vite qëndron.
E unë e pi kënaqem dhe ndjehem i dehur, i dehur.
Shija e kripur e trupit tënd më ç’mend….!
Anila Karapidou
Selanik
8/11/2020