13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 20 Maj 2026

Orgest A Shehu

Jo dhunë por vetëm paqe.

Për ty,tutor e vrastarë,
atje lart do u bëhet gjyqësia,
S’do t’ju pranojnë në varr,
gjyqtare do jetë vet Perëndia.
Kush e mbjellë dashurinë,
atje lart në qiell do jetë,
S’do të ketë asnjë lëshim,
ai që të pafajshmit vret.
Me jetën s’behet shaka,
mos t’ju duket si një lojë,
Se të gjithë para perëndisë,
të barabartë jemi njësoj.
Mblidhni mëndjen kërkoni ndjesë,
jetën e ka krijuar perëndia,
Bollë të këqia bëni kthesë,
dëgjoni dhe lutjet e mia.
Mos u hiq si burrë zotni,
ti,që mbi gruan,vë dorë,
Edhe ajo është si ti njeri,
asnjëherë dhunë mos përdor.
Orgest A Shehu

Samaticë 11.11.2020

“”””””””””””””””””””””

Titulli: Vajza e braktisur
(Ripostim)
-Na thuaj të lutem cfarë ke?
i fola vogëlushes me druajtje ,
Uli kokën e turpëruar,sytë përdhe,
O kohë e keqe ,plot me vuajtje .
Pika loti i binin nga qerpiku ,
zëri i saj në fyt i ka mbetur ,
oh,këtë poshtërsi kush e shpiku ,
atë dheu s’ka për ta tretur !

Si murgeshë e pashpresë ikën,

me vete e mori atë urrejtja

shpresat e rinisë ,endrrat iu fikën,

brenda shpirtit i qëndron e vërteta .

“”””””””””””””””””””””””””””

Ah
(Reflektim)
Ah si nuk kam një grusht të fortë,
me forcë koronës ti bie.
Në sytë e mi bien veç lotë,
k’jo botë përse u bë pa shije?!
U ndamë për së gjalli ,
e vramë dashurinë…
Zemra po plas nga malli,
s’takon më njeriu me njerinë.
Një armik i pabesë,
na hyri si një gjarpër në fole.
E sheh njeriun tënd teksa vdes,
si hedh dot një dorë Dhe!
Ah kush qe ajo dorë djadhëzore,
që e shpiku këtë virus vrasëtar.
Doli si hiena nga laboratore,
po merr njerëz të pafaj.
Orgest A Shehu

09.11.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.