14.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Eduart Veli

AJO S’MË NJEH VËRTETË,POR NJOH UNË,DHE ZEMRA IME!

(Ju lutem miq,nuk dua like dhe komente, pa e lexuar poezinë !)

Në rini,ata të dy u deshën shumë.
Vetë Zoti Madh,sikur i kish bekuar.
Tek të dy,dashuria rridhte si lumë.
Hareja e gëzimi,s’kishin të mbaruar !
Lindën ata fëmijë të bukur ,si drita!
Lumturia për ta,kishte zbritur në tokë.
Ajo e bukur si yll,tamam si Afërdita.
Ai si një yll polar,më i bukuri në shokë!
Të dy me emër i njihte,i gjithë qyteti.
Vetë qyteti ,ata sikur i kishte bekuar.
Historia e tyre,në krejt qytetin mbeti!
Ajo histori ,kurrë s,ka për tu harruar!
Një ditë,fëmijët e tyre ikën nëpër botë.
Ata mbetën te qyteti i tyre,të vetmuar.
Shpesh herë,të dy shpërthenin në lotë.
Po zemra,u mbeti përherë e dashuruar.
Gruaja,u sëmur shumë rëndë ,një ditë.
Nuk fliste më,kujtesa i iku,përgjithënjë.
Ai i fliste dhe lotët çurg i binin,nga sytë.
Goja e sajë asnjë fjalë, atij nuk foli më!
Kaluan vite,ajo vazhdote të ishte në koma.
Ai i fliste,e pastronte,e puthte në faqe,në sy.
“Përse e puth,përse mor zotëri,i flet akoma?
Në këtë gjëndje,ajo nuk të njeh më,fare ty ?
Atij,oh,ju drodh buza,nga sytë i rrodhën lotë.
Ti o njeri tha,s’ke dashuruar kurrë me zemër.
Për mua,ajo është njeriu më i dashur,në botë.
Në kapilarët e saj,është gdhendur,i imi emër!

Zotëri,e njoh unë këtë grua,e njeh zemra ime.

Në çdo frymë të sajë,e ndjej,ajo mua më flet!

Duaje njerinë në ditë të mirë,dhe në hidhërime.

Atëherë,ti o njeri i mirë,ke dashuruar vërtetë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.