Oj vala detit! Ah oj vala detit
Trazove qiellin,e po zbeh diellin.
A po mendon se si do të del,
Se prej bregut po e hudh n’det.
Ah moj valë që trazove ujë e det,
Larg nga ti tani po ik çdo mbret,
Se keto valë i ngrite vetëm vet,
Edhe se po e trazon detin krejt!
Vala jote gjithë çka po ndrushonë
Po e ka fuqin si të donë vet vepronë…
E nga buzë bregu n’detë po e çonë
Krejt rrethin gjeografik do ta ndryshon..!
Ndal oj vale detit,ndalu veq njëherë,
Se po i ndalon edhe mullijt e erës,
Se po na i ndryshon rrugtimin e jetës
Ndalov pak,dhe ik për hirë të vertetës!
Ditët e shkurta janë tu shkue
Koha shpejt ka për tu afrue,
Çdo gjë n’pasqyre ka me u tregue,
Si ke veprue,por edhe si ke punue!
Dielli prap do t’lshojë rrezet t’nxehta,
Për të gjithë shqipet n’troje të veta,
Do të ikin retë, e do kthjellet qielli,
Do të ikë vala e deti do lindë dielli!
Gani Orana /17/11/2020/.-Germany