“(…) Mbas bisedës Coviç dhe unë kemi një tjetër test takimi me përfaqësuesit e familjeve të personave të grabitur nga Kosova. Pyetjet që bëjnë janë legjitime. Përse Gjykata nuk jep njoftime për familjarët e tyre të zhdukur? Përse Gjykata nuk ka arritur të gjejë gropat e përbashkëta? Përse nuk janë gjetur vendet e mundshme me të burgosur? Përse nuk ka shqiptarë të inkriminuar për grabitje mbasi shoqata e kishte furnizuar Zyrën e Prokurorisë me lista dhe vendet e mundshme? Këta familjarë nuk besojnë tek askush, as tek qeveria serbe; përkundrazi një herë më thanë se kishin marrë bashkpunim të lartë nga shqiptarët e Kosovës që kishin dhe ata të afërt të humbur.
“Po bëjmë më të mirën tonë, ” u spjegoj. U them atyre se Zyra e Prokurorisë po insiston edhe se KFOR dhe UNMIK po japin bashkpunim të plotë, por nuk mund të hetojmë të gjitha krimet e kryera. E di që nuk ja kam arritur ti kënaq.
Ditën më pas, më 19 prill 2003, jemi në Prishtinë për t’u takuar me komandantin e Kfor e Unmik, gjeneralin francez, Marçel Valentin dhe Michael Steiner të Unmik, që nuk e shikoj, pothuaj që prej një viti, kur jemi ngjitur mbi çatinë e Raishtag në Berlin. I kërkoj Valentinit ti jap informacione Zyrës së Prokurorisë, mbi strukturën e komandës dhe zonat operacionale të UÇK. Jam e sigurtë që kontigjenti i KFOR, mbritur në Kosovë, për të parën herë në qershor 1999, do të kenë hartuar raporte informative, grafikë relativë tek këto informacione. Sikurse do të kenë bërë, padyshim, komandantët e KFOR, punonjësit e shërbimit inteligjent dhe këshilltarët mbi punët politike dhe ato civile, për të ditur me kë kishin bashkëpunuar? Nëse nuk kanë hartuar këtë dokumentim, do të thotë se kanë neglizhuar. Valentini përgjigjet se Kfor kishte filluar, tashmë, ti jap informacione Prokurorisë. Por shton se në atë kohë dokumentat e kontigjentit të parë të Kfor ishin arkivuar pranë qëndrës së Nato në Belgjikë, ose në qendra të Nato në shtete të veçantë të vendeve antare. Informoj Valentinin dhe Steiner, që kam ndërmend që, në qershor të kem gati të parin inkriminim të UÇK, dhe që inkriminimi por dhe fletat e arrestimeve do ti dorzohen menjëherë Kfor, dhe se do të jetë e pamundur të kundërfirmohet prej një gjykatësi. I kërkoj Valentinit që KFOR të përgatitet për të arrestuar të inkriminuarët sa më parë e mundur duke pyetur, në të njëjtën kohë, nëse KFOR preferon një arrestim sekret apo publik. Këshilltari i Valentinit, një amerikan, thotë që është moment i përshtatshëm për të inkriminuarit shqiptarë. Këshillon se të dërguarit kundër të inkriminuarëve t’i bëjnë arrestimet në publik, sepse kështu ata nuk do kenë nga të ikin, as mundësi për ti shpëtuar dorëzimit në Aia.( Gjykata speciale e Hagës)
Ndihem e inkurajuar nga këto fjalë. Por jam dhe informuar për legjendarët male në veri të Shqipërisë, dhe pyes nëse Kfor do të jetë në gjendje të kap të fshehurit shqiptarë më mirë se forcat e Nato, në Bosnjë që arrestuan Karaxhiç?
Këshilltarët e mi dhe unë takohemi në vazhdim me kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi. Këtu objektivi është të sigurojmë bashkpunim të autoriteteve lokale për ditën në të cilën Gjykata do të vendos inkriminacionin kundër shqiptarëve.
Përgatiti dhe përktheu, L.Shmilli, 20 nëntor, 2020.