S’PUNOJNË BUTONAT
Kujtm nga 20 Nëntor 2019
1
S’PUNON
BUTONAT
2
Duhej të flisnim me shkrim atë ditë.
I shkruaje fjalët, jo të plota.
Unë u bëra merak.
Se mos ishe sëmurë.
E ta përcolla me shkrim këtë merak.
3
Si të shkruaje saktë,
Rrugëzgjidhjen e gjete.
Shkruajte, me shkrim dore.
4
Në një fletë të bardhë;
Me shkrim dore,
Me shkronja të mëdha,
Shprehjen e shkrove:
5
S’PUNON
BUTONAT
6
Pastaj:
Me një dorë fletën e shkruar,
Mbështetur në mur.
Në dorën tjetër telefonin,
Fletën me gjithë dorë e fotografove.
Edhe mua m’i postova.
7
Kur mua më erdhi kjo foto:
Shumë u gëzova.
U gëzova për gjithçka…
Edhe për zgjuarsinë tënde.
8
Në përvjetorin e kësaj ngjare.
Facebook më përcolli foton.
E më zgjuan këtë kujtim.
Që më zgjoi ato emocione
Plus, me nostalgjinë.
9
Dhe shkrova këtë shkrim.
Për ta përjetësuar këtë kujtim.
E prapë, nga larg, me urimin tim;
Po jua përcjell këtë Kujtm.
Qofshi mirë e plotë gëzim!
10
Si Shqiponjë në fluturim;
Po të vijë o shpirti im.