17.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Ankth pandemie
Imazhi mund të përmbajë: qiell, natë, re, jashtë dhe natyrë
Nata nxin,
gjithçka fshihet në errësirë
e ne heshtim të shurdhuar mes ngjarjesh,
pa ëndrra,pa asnjë iluzion si vdekja.
Ankthi i së nesërmes na mbyt
se Bota do vazhdoj të rrotullohet
në Universin e zi,
e vetmuar,pa shoqëri
e na dhimbset vetja,
na dhimbset ajo
e lutemi për të,për ne
e kërkojmë mëshirë
për ditët që do të vijnë
për shpëtim shpirtrash e rrahje zemrash,
që kobi të mos vijë asnjëherë pa lajmëruar.
Marjeta Shatro Rrapaj
“””””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë

Midis nesh…

Mbi mallin tënd
derdhet trishtimi im,
mbi fjalën time derdhet meditimi yt,
midis nesh një mozaik i bukur kujtimesh,
me drita mendimi,
pëshpërima muzgjesh,
dhimbje kohe,
rendje lirie,
ëndrra paqeje!

Marjeta Shatro Rrapaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.