Ndahet nga jeta ish Nenujesi
NIK SOKOLI

KOHË E TRISHTË -LAJME TË TRISHTA

========(nga Mehill Marku)
Kjo kohë e trishtë me lajme të trishta!
Me peshen e dhëmbjes së thëllë sot morem lajmin e dhëmbshëm se u nda nga jeta ish oficeri i Flotes Luftarako Detare, shoku ynë i mirë e fisnik Nik Sokoli!
Dhëmbje e madhe per familjen e tij, por dhëmbje e madhe edhe per ne shoket e detit e të jetes që patem fatin të ta njohim në punë të perbashkët që nga Brigada e Nendetseve e deri në Bazen Ushtarako Detare të Shëngjinit ku doli në pension! Nik Sokoli gjithë jeten e tij: në shkollë , në punë e në jetë ka qenë e mbeti model i nxënsit e studentit shëmbullor, oficerit me aftësi të larta në punen me njerzit, një familjarë shembullor, shok e mik besnik! Ai solli që në Akademinë e Marines fisnikrinë e kreshnikëve të Tropojes, urtësinë e mençurinë e tyre, burrërinë e zgjuarsinë , shoqërinë e miqësinë si ai e kurkush, i qetë , i sjellshem , buzagaz me detaret e kuadrot, sa dhe kur ishte me nerva ai buzqeshte, të hidhte doren në qafë e me sjelljen e mirësitë e tij të bënte per vehte. Mbas mbarimit të Shkollës Marines u emrue oficer në Brigaden e Nendetseve ku që në ditet e para të punes tij spikati me fjalën e ëmbël, me sjelljen e perkushtimin e tij në punë e në detyrat e ndryshme që kreu gjatë gjithë jetes si një kuader i aftë, ku veçanrisht u dallue në punën me njerzit, me detaret e kuadrot , ku fjala e tij ngjiste si me zamkë , me aftësinë e tij të rrallë per të njohur shpejt e per tu shoqëruar me detaret e kuadrot shpejt ai u bë shumë i dashur e i respektuar nga të gjithë,si nga detaret dhe nga kuadrot! Ai kish lind per të qenë një edukator i mirë shok mik e familjar shembullor! Dhe per këto aftësi Nik Sokoli që në fillimin e punes si oficer i ri u zgjodh e kreu per disa vite detyren e Sekretarit të Komitetit të Rinisë të Brigades Nendetseve ku formësoi figuren e lartë të edukatorit të talentuar që nxirte nga shpirti e zemra e tij vetem mirësi! Nika ishte aq i dashur sa të gjithë e donim ta kishim pjesë të shoqërisë tonë.
Më vonë Nik Sokoli kreu detyra të rendësishme në Aparatin Politik në Bazat Ushtarako Detare që nga Brigada e Nendetseve dhe në Bazen Ushtarako Detare të Shëngjinit, që nga Komisar i Detashmentit të anijeve Ndihmuese të Pashalimanit e deri në Sekretarinë Sekrete të Budit Shëngjin!
Gjithëmonë korrekt e parimor, i dashur e miqësor me secilin duke lenë një emer të mirë e të respektuar dhe modelin e njeriut fisnik si vetë origjina e tij nga Lekbibajt e Tropojes !
Nika i ngjante çetinave të bjeshkëve nga vinte që sado frynte murrani ai si ato nuk hepej , ishte parimor e i drejtë, kerkues e luftëtarë per të renë, i papajtueshem me padrejtësitë , luftëtar i paepur per të realizuar detyrat e ngarkuara. Ai të gjëndej kudo e kurdoherë pranë me fjalën e paqtë e ndihmen e pakursyer në çdo drejtim!
Ishte i qetë , më shumë degjonte se sa fliste dhe kur fliste i zinte vend fjala, e thonim kështu e tha Nik Sokoli!
Kam shumë per të thënë per shokun tim të shtrenjtë e të paharrur Nik Sokoli por dhëmbja po më pengon e loti po mi vranson sytë per të thënë aq sa du e sa meriton me thanë per Niken si një shok i veçantë jo vetem per mue por per të gjithë ata që kanë pas fatin ta njohin e të punojnë me Nik Sokolin! Mjafton të them se në Brigaden e Nendetseve unë e gjeta Niken Sekretar i Komitetit Rinisë në Aparatin Politik të saj dhe pas pak kohesh kur ai u emrue në një detyrë më të lartë më caktuen mue në vendin e detyren e tij. Dhe u them me shpirt se vështirësia më e madhe në të gjitha detyrat që kam kryer në FLD kjo e zevendsimit të Nikes ka qenë më e vështira sepse ishte e vështirë të arrija të krijoja dhe unë atë personalitet që kishte krijuar Nika në punen me rininë!
Më fal shoku im dhe i të gjithëve që spo shkruaj më gjatë se dhëmbja po mi errson sytë por ju premtoj se per ju do shkruaj prap se ti nuk ke qenë e nuk je per tu harruar!
Ngushllimet me të sinqerta Dranes , vajzes dhe djalit!
Të qoftë i lehtë dheu !
Pushofsh në paqe!
Lamtumirë Nik Sokol!
Gjithëmonë do jetosh në kujtesen tonë!
============================
Shoqata “DETARIA SHQIPETARE “
Shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Nik Sokolit dhe nga shoket e tij të punes në det e në tokë me rastin e ndarjes tij nga jeta :
Skender Doçi, Petrit Myftiu, Tasim Meçe, Jak Mandrea, Bujar Bardhi, Robert Bali, Sadulla Elezi , Çapajev Smokthina, Kristaq Cito Kosta Dhimo,
Daut Meçe Sabri Çelmeta, Viktor Pashko, AnastasAndrea Milaj .