Nga arkiva e z.Pirro Minella Millona

…..”Endrra ne sirtar e nje vogelusheje: “Kur te rritem dua te martohem me nje piktor qe te me beje te pa vdekshme….!!!””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe jashtë

…Shume piktura ka ne profilin e saj, me kishte rene ne sy. Nje dite i shkruaj dhe i them:
-Shume piktura shikoj ne profilin tuaj. Besoj e kane nje kuptim, ndonje kujtim te hershem?
Nuk vonoi dhe mikesha me rrefeu dicka interesante ne lidhje me “hobin” per pikture….
Me ka ndodhur kur isha rreth 10 ose e shumta 11 vjec. Prane shtepise time jetonte nje piktor. Pikturonte shume natyren dhe i shiste. Sa here shkoja per ne shkolle ndaloja pas xhamave te studios se tij. Puthitja fytyren time e rrasja pas xhamit dhe shikoja e mahnitur ato piktura aq te bukura.
Mbaj mend kur u hap ekspozita me piktura me teme te ndryshme, kisha shume deshire ta vizitoja, nuk mund te shkoja vetem dhe ju luta mamase, qe te me shoqeronte mua vogelushen.
Keshtu nje mbasdite, u vesha bukur , mamaja me rregulloi floket, sidomos baluket qe me binin mbi balle dhe te dyja u nisem. Fluturoja nga gezimi feminor. Me nje fryme e beme rrugen deri tek Galeria e Arteve. Shume piktura i kundrova me kureshten e nje femije.
Ne kujtese edhe sot kam dy piktura. Nje partizan me dimesione gjigante, me pushken ne dore vriste gjermanet te pasqyruar me fytyre te dobet e me pamje te tromaksur.
Si femije kurioze i bera mamase pyetjen time te pafajshme:
-Nese gjermanet ishin te dobet e frikacake, po pse atehere u be gjithe ajo lufte.
Heshtje… mamaja me shtrengoi doren time te vogel aq shume sa ndjeva dhimbje deri ne shpirt, ai shtrengim foli shume, e kuptova mesazhin e saj: “Mos fol marrezira”
… U ndala gjate para nje pikture tjeter, ku ishte nje portret gruaje, portret i bukur, por mua si femije me shume me terhoqen inicialet ne krahun e djathte poshte.
Si kureshtare nga natyra qe jam e pyeta mamane:
-Cfare do te thone ato dy shkronja te vena me aq kujdes aty djathtas poshte.
Mamaja u pertyp pak dhe me shpjegoi:
-Portreti i gruas eshte ndonje shoqe, mike ose edhe e dashur e piktorit, te ciles ai ja dedikon, por vetem ai e di dhe asaj qe i dedikohet, kurse per lexuesin mbetet e fshehte, enigme.
Ngrita koken e pashe mamane drejt e ne sy dhe me pafajesine time feminore belbezova :
-Kur te rritem do te martohem me nje piktor, qe me punimet e tij artistike te me beje te pavdekshme.
…….Ishte deshira feminore e imja, endrra te mbyllura ne sirtar,ne nje realitet krejt ndryshe. Biles piktorin e mbaj mend akoma, besoj duhet te jete diku ne moshen tetedhjetevjecare……
“”””””””””””””””””””””””

….. ” Manat e embela …dhe carcafi i bardhe i Nene Polise….!!!”Imazhi mund të përmbajë: 1 person

….Mani i bardhe hijerende ne mes te kopshtit te shtepise se Nene Polise, ishte pjekur. Cdo dite e me shume rreth trungut te tij binin ne token meme manet e bardhe.
Ate mengjes kisha dale ne kopesht dhe u perkula mora disa prej tyre. Me kurrizin e dores fshiva nje i keputa bishtin e vogel dhe ndjeva embelsine e tij. Ishin pjekur plotesisht.
U futa ne “marjo” dhe u thashe cupave, dy motrave te mia dhe cupes se tezes:
-Duhet mbledhur mani se po i rrezon ne toke dhe po humbasin, duke u ngrene nga pulat dhe shkelur nga kembet tona.
Rame dakort, por duhej nje carcaf i madh per ta shtruar.
Une e dija se Nene Polia ne sendukun e saj, aty hijerende ne qoshe te dhomes, kishte carcaf te madh.
Celesin Nene Polisa e fshinte prapa kanates se dritares, ne nje qese me gryke zene.
Shkova me nje fryme, e gjeta dhe u perkula dhe hapa kapakun e sendukut te madh. Me kujdes i nxorra tere “Thesarin” e saj dhe e palosja permbys me kujdes se duhej te rivendoseshin pa gjurme si i kishte lene Nene Polia.
Ne fund doli carcafi i madh i bardhe i palosur me kujdes. E hapa dhe ne cepat e tij ishte qendisur nje lule me moline ngjyre roze te celur.
E mora ne dore dhe me terhoqi aroma e tij, perzier edhe me borzilokun e thare.
Rashe ne enderrime. Ishte besoj carcafi i nates se dasmes se Nene Polise. Ishte deshimtari i virgjerise se saj. Deshmitari i neteve te dashurise.
Zeri i cupave me kujtoi se duhe te shkoja. E shtruam carcafin rreth trungut te manit te bardhe dhe bashke me cunin e tezes shpejt e shpejt, duke tundur deget e mbushem me manet e pjekura carcafin e bardhe.
Kur cupat i futen manet ne dy arka, ne carcaf kishin mbetur njolla te verdha te maneve te bardhe. Si njollat e virgjerise se Nene Polise.
Shpejt e shpejt cupat vune ne zjarr kazanin e madh dhe hodhen edhe “finje” dhe e lane me merak. Nuk duhet te mbeste asnje njolle, gjurme e maneve te bardhe.
E hekurosen me hekurin e mbushur me prush te nxehte dhe ma dhane mua ta vija ne vendin ne senduk.
E mora ne duar dhe ngadale e vura ne vendin e vet. Ishte pjese e thesarit te kujtime ve te Nene Polise.
Me kujdes e mbylla kapaun e rende te sendukut e rrotullova celesin dy here. E vura perseri ne qesen e vet dhe ja zura gryken me kujdes.
Ne mendje kisha carcafin e bardhe, carcafin qe merrte me vete tere ato zjarre dashurie te Nene Polise, Aty ishte dhe zanafilla e mamase time, ai carcaf ishte dhe pjese e jetes time..
….Kurse sot sa deshire kam ti gjej edhe njehere ata carcafe te bardhe, ti prek, ti ledhatoj dhe te falenderoj.
Ndoshta akoma kane ate aromen e parfumit te tyre, qe ka mbetur nder vite, jane ata carcafe te bardhe qe me dhane frymezimin dhe i hodha ketu ne thurrjen e ketij kujtimi kaq te vyer………
“”””””””””””””””””””””””

…. ” Nga ditari i mbremjes te Gruas, Nenes, Bashkeshortes time te perjetshme Doles, ….!!!”Imazhi mund të përmbajë: 1 person

….Mbremje vone, shtrire ne kolltukun e guzhines, po shikoja dicka ne televizor. Ne kolltukun tjeter edhe Dola po shikonte te njejtin emision.
U ngrit dhe me tha:
-Po shkoj te fle, ti do te rrish edhe pak?
E pashe ne sy dhe tunda koken.
U ngrit dhe ne aneks lau pjatat e mbetura nga darka. Hapi frigoriferin dhe nxorri mishin e ngrire, per te pergatitur neser qoftet me leng si me pelqenin mua.
Vazua e sheqerit ishte pergjysmuar, e mbushi plotesisht dhe e la perseri aty ne qoshe per te pergatitiur kefene e mengjezit neser.
Vuri ne karikim celularin, per te nesermen.
Nxorri rrobat e lara dhe te qullta nga lavatricja dhe i nderi ne telat ne ballkon, kurse nga koshi futi ne lavatrice rrobat e palara.
Nga dhoma erdhi aroma e avullit, kishte filluar te hekuroste kemishen dhe ndonje gje tjeter per neser.
Pasi mbaroi te tera keto shkon ne banje, lan fytyren aq te fresket, me furcen lan dhembet dhe lyhen lehte fytyren me kremin e zakonshem qe perdor. I hodhi edhe nje sy thonjve a jane te prere dhe vendos peshqirin ne varesen prapa deres se banjos.
Me ne fund shkon ne dhomen e gjumit.
Pergatit rrobat per te nesermen, po keshtu dhe kepucet i ve ne korridor .
Vesh rrobat e gjumit dhe shtrihet ne shtrat.
E lodhur dhe menjehere e kapi gjumin.
Ngadale fik televizorin bej edhe une ritualin e mbremjes dhe pasi vesh rrobat e gjumit perfundoj ne shtrat.
Shikoj me admirim fytyren e saj engjellore, qe fle aq e qete.
Nuk me flihet gjume.
Meditoj.
Menjehere me erdhi dicka ne mendje. Nga statistikat grate rrojne me shume se ne burrat. E ka dicka mendova. Jetojne me gjate se ne meshkujt se Zoti i ka bere te tilla se jane me afat gjate se ne, sepse kane ato gjerat qe duken aq te vogla per te bere, jane boshti i familjes, eshte busulla e orjentimit te jetes tone.
…Vone me zuri gjumi me mendime te tilla ne koke dhe i bindur qe sot e kisha detyrim disa rrjeshta per Gruan, per Nenen, per Bashkeshorten tone……
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.