16.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

Fatmira Lami

“Mos e merr personale” (nicht persönlich nehmen) është një rregull tjetër e komunikimit normal.

Kjo i bije që nëse tjetri thotë diçka që nuk të drejtohet ty drejtëpërdrejtë, madje edhe atehere kur flitet për punën tënde, nuk duhet të merret personale.

Unë për vete nuk kam kohë të merrem me mendimet e të tjerëve per mua. Aq më tepër nëse këto mendime thuhen kur nuk jam aty. Kjo nuk do të thotë që nuk kam dëgjuar apo lexuar të flasin edhe për mua. Por nuk kam as kohë as njerëzi e as moshë t’ i shkoj atyre pas. Njeriu arrin dikur një moshë që e njeh veten dhe nuk lëkundet nga fjalët apo mendimet e të tjerëve.
Ndryshon puna kur më drejtohen drejtëpërdrejtë, por edhe atehere provoj të gjej mënyrën per t’u mënjanuar duke mos lejuar të uli nivelin tim. Është koha ajo që ka për të dhënë përgjigjen në ja ka vlejtur të sqarohesh e të shfajsohesh. Jo rrallë herë per meskinitete të tilla, kam hequr nga jeta ime edhe njerëz që më kanë shkaktuar dhimbje të mëdha.
Nëse nuk je per veten si do të jesh për të tjeret?! Nëse jo tani, kur, thotë një fjalë e urtë talmudike.
E drejta e lindur për të qenë i lirë dhe për t’u zhvilluar sipas vullnetit tënd të lire është e vetmja gjë e patjetërsueshme, thotë Xheferson.

Le t’a bëjë këtë secili, por pa i ra në qafë askujt, ama!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.