Luan Kalana-Florida SHBA…

ÇLIRIMI I SHQIPËRISË
-Lavdi te perjetshem Deshmoret e lirise,
te pavdekshem partiznet trima legjendare.
Çlirimi i shkruar me gjak,
dëshmorët prehen në altar,
nënat vajtojnë mbi varr,
atdheu rënkon nga plagët,
dëshmi e gjallë partizanët,
krenarë ndihen veteranët ,
shqiptarët nderojnë të rënët,
bota dënon pushtuesit barbarë.
-Ç’janë këta ogurzinj, sharlatanë,
që hedhin baltë mbi histori,
që mohojnë gjak edhe liri,
epopenë e lavdishme heroike, të luftës çlirimtare,
ngrihen si kofini pas të vjelave,
fshihen pas partive, na dalin fitimtarë?!
Po historianët tanë ku janë,
apo lozin “kungulleshkash” me datën?
ca me 28-tën, ca me 29-tën, si kalamajtë,
nuk fshihet hosteni në thes, o miopë,
a bëhet hasha babai, mitraleri hero,
nuk mashtrohet brezi i ri me pallavra,
nuk gënjehet populli nga ju pehlivanë!
Le të festojmë Çlirimin të gjithë bashkë,
të kujtojmë me nderim luftëtarët e lirisë,
të nderojmë dëshmorët e atdheut të lashtë,
nuk bëhet gjaku ujë se s’doni 29-tën,
Dita e Çlirimit, duam s’duam ne,
Do mbetet në histori, shenjtëri e artë!
@-Luan Kalana-Florida SHBA…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.