Leu hânâ qerpikgjata
galixof mbi nji shkrep
àmel, àmel permbi shpat’lla
Taraboshit ju mbeshtet.
Në liqenin si govatë
u lã foshnja në kopàjë
argjend rrezesh për dhuratë
pat qyteti t’bukren pajë
Qeshet Buna nga sevdaja
prag dhetori, sa pa ardhë
uron Roza nga Kalaja
shkumon Drini faqebardhë
Sofershtruar àshtë kjo natë
ku një komb rràjt i ka
si në shkronjë e në shpatë
historinë mbi supe mbà
Yjet lart hyjnë në valle
pa rropàmë plot madhështí
dridhë tastierat e çdo palme
e liqenit simfoni!