16.5 C
Tiranë
E shtunë, 30 Maj 2026

Lindita Kokaj-Marku

Iku dhe Xhulio

Takimi i fundit pak orë para vrasjes, babai i policit: Xhulio nuk fliste shumë për punën, kishte pasur presione, por…

Xhulio Prela dhe babaje i tije.

Babai i Xhulio Prela, 26-vjeçarit që u gjet i vrarë në automjetin e tij në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush nuk ka asnjë të dyshuar se kush mund ta ketë vrarë djalin e tij, ndërsa nuk lë pa përmendur dhe disa probleme, apo presione që i riu ka pasur në punën e tij. (Shtypi i dites)

Edhe pse nuk e kam njohur nga afër djaloshin efektiv të FNSH-së Xhulio Prela, ngjarjen e ndarjes nga jeta të këtij të riu e përjetova në ambjentet e urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës. Ishte rreth orës 03:30, kur së bashku me tim bir 4 vjeçar për arësye shëndetësore iu drejtova Urgjencës së Spitalit. Sapo ndaluam tek oborri para urgjencës , kuptova se diçka kishte ndodhur por jo kaq tragjike, s’e mendoja.

Furgoni i policisë pranë urgjencës, ishte një ogur jo i mirë. Sapo hyn në urgjencë , ç’të shihje fytyra të mavijosura të efektivëve të policisë të Lezhës të pikëlluar nga vdekja e kolegut të tyre.

Trishtim i madh për të gjithë, madje për pak momente e kisha humbur mendjen se pēr çfarë kisha shkuar në spital. Im bir më solli në vetë duke më tërhequr nga dora dhe duke më thënë: “Mami jo këtu, jam mirë”.

Teksa po merrte serumin im bir, sërish mendja më rrinte matanë tek urgjenca e të rriturve, ku Xhulio , emri e të cilit dhe profesionin e tij, i mësova rastësisht në ato memente, kishte nisur rrugëtimin e tij drejt rrugës pa kthim, drejt Parajsës. Prehu në paqe djalosh, vdekja jote trazoi jo vetëm familjen, por edhe kolegët e tu dhe mbarë opinionin lezhjan.

Në një javë 2 të plagosur dhe një i vdekur nga gryka e armëve, dhe sa e sa të tjerë nga vrasësi i padukshëm COVID. Bëhu e fortë Lezha e Besëlidhjes së Skëndërbeut, e Katedrales së Shënkollit.

Shpresoj dhe uroj që Shënkolli, nata e të cilit kremtohet sonte, t’i ndriçojë rrugen për në amshim Xhulios, t’i japë forcë familjes së tij për përballimin e dhimbjes, t’i japë forcë çdo familje lezhjane dhe jo vetëm, të cilat kanë humbur familjarët për shkak të Covid-it, të shërojë çdo pacient, që ende lëngon dhe të na mbrojë të gjithëve nga armiku i padukshëm, por edhe nga armiqtë e dukshëm.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.