Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu

ATA SY

Ai shikim më ndjek ndër mote
ata sy tˋshkëndijëzuar
kthej kokën pas tˋi shoh
është e kot është iluzion
Ata sy të blertë pranverë
vallë ku janë
a mˋkërkojnë mua
athua janë si atëherë
apo koha i ka ndryshuar

Ata sy të vezulluar

që druhem tˋi takoj

të më zhgënjejnë sˋdua

të tillë do tˋi kujtoj

“””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, jashtë dhe natyrë

ZEMRA E SAJ
Zemra e saj kishte të ftohtë
aty zjarri ishte fikur
hirit të fjetur mbetën gjurmët
e trëndafilave të zhuritur
Ai asaj ia mohoj blerimin
me vesën rrëzëllitëse
në shëmbëlltyrë të tij
por nuk ja mposhti dot kujtimin
gjemb të ngulitur thellë në shpirt
Zemra e saj mbeti e ftohtë
se arrin as rrezja e diellit
ai që e ngrohtë iku shpejtë
copë e thërrimë ëndrrën ia bëri

Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu

“””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person

LOTI QË KA EMRIN TËND
Grua
përballë portretit tënd
shpesh loti më rrjedhë
për bukurinë që e ke
për sytë e ujshëm
buzëqeshjen e dëlirë
për lotin e pafajshëm
durimin e qeliktë
për nurin e zbehtë
heshtjen që flet
për ëndrrën e qelqtë
Grua
përballë portretit tënd
shpesh loti më rrjedhë
loti që ka emrin tënd

Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.