EJA BESE E TRIBUSE SE…..
…Dhe se të kam dhënë besën nga bregu në anën tjetër të Adriatikut
prapë ti pyet- ç’bëjë këtu?
Jemi ëngjëjt e të padukshmes
jemi brinjë e thyer e fatit ëndërrimtarë
jemi membranë pa shartuar dhe se kalojnë ditë e natë.
Ja fashot mbi bërryl që thithin gjakun nisur në puberta e vendin s’ja zë asnjë thep në majë e as një qetësi zhytur në frikë të prapë.
Një viz mbi hundë si ornamentet Kuna
faqet kuq flakë
në dyzetë vitet para kësaj date
prezantonte melodi si flauti i tribusë largë Karakas/it që
lidhjen e shpirtit tyre me qiellin mbanë.
Po ne me kë,
me ç’jemi lidhur ne?
Mes nesh janë ngjyrat bezh e okër
as e verdha as e kuqia si e blerta
që përziher formojnë ngjyrë të ndezur
si në besimin e tribusë atje largë në Karakas.
Ne kemi ngjyrën e zbehjes bezh si shkesë.
17: 45 …e hënë 7 Dhjetor 2020..