KA RASTISUR QË UNË DHE VARGU TË FLEMË TË PËRQAFUAR.
E nisa me një fidan nga pylli me lisa të mëdhej,
Μendimet e mia me fjalë të arta t’i shkëmbej.
Qëndrova tek një zemër që lind e merr jetë,
U kujdesa që vargun tim ta bëj me fletë.
Dhe mori udhe fjala ime e artë poetike,
Ηerë me gëzime zemre herë me lot mërzitje,
U bë xixëllonjë, botës përreth t’i jap pakëz dritë,
Μe lodhje e vështroj dhe kurrë s’i them dot ik.
Dhe ka rastisur qe vargu im të flejë i përqafuar,
Μe dashurinë e nënës në batanije mbuluar,
Por ka qenë shumë larg dhe malli e ka zënë,
Dhe një dhimbje dashurie prapa nuk e ka lënë.
Pata çaste pushimi dhe në jetë qëndrova,
Fidanin vargëzuez e rrita dhe e burrërova.
Me fjalë të urta dhe mençurie e dritësova,
Po me inate dhe cmirë kurrë s’u ngatërrova.
Dashurisë gjithmonë i këndova me hire plot,
Dhe mora gëzimin e miqve e trëndafilova,
Aromë i dhashë vargut, largova dhimbje dhe lot,
Dhe mbeti vargu im ai refren që shpesh e kërkova.