Pejë o qytet i bekuar
Priti, priti djemtë e tu’-vetëtimë
Se po vijnë si pëllumba të shkruar
Krah për krah me lirinë
O ju malet e Rugovës
Si kurorë mbi qytet
E ky popull si çdo herë
Ndër beteja është treguar
Trim bujar e solidar
Hapi dyert e qytetit mbarë
Të lumtë, o Haxhi Zeka
Hallall të qoftë gjiri i nënës
Të lumtë penda, o Bedri Pejani
Për hajr pavdekësia, o Enver
“”””””””””””””””””””””””
Kur të vijë dita për t’u kthyer në shtëpi
Do ta lëshoj një zë
Të dëgjohet në Pejë:
Pritni se djemtë po vijnë
Pritni pra,
Të punojmë e të bashkojmë
Kur të vijë dita
Do ta lëshoj zërin e shpirtit