Drenica e kuqe apo Drenica e epërme si term e si toponim gjeografik,njihet prej vitit 1860 kur Jashar Pasha i cili e sundonte Prishtinën,nuk mundi tê shkoj përtej Çikatovës .
Drenica e kuqe apo Drenica e epërme si term e si toponim gjeografik,njihet prej vitit 1860 kur Jashar Pasha i cili e sundonte Prishtinën,nuk mundi tê shkoj përtej Çikatovës .
Nga humbjet e gjaku i derdhur i ushtarëve të tij e quajti Drenica e kuqe.(unë iu referova Wikipedisê por disa historian i referohen Maliq Pashes e jo Jashar Pashes i cili edhe e ka njê xhami në Prishtinê afër ndërtesës se komunës mê emërin e tij e deklarohen se ngjarja në fjalë kishte ndodhur në vitin 1822)
Edhe në vitin 1891 kur u bênë rrafsh mê tokë sarajet turke në Llaushë afër Skenderajt,Turqit i referoheshin si Drenica e kuqe.
Krali serrb edhe në luftën e Azem Bejtes sidomos në përshkallēzimin e saj në vitet 1920-1924,i referohej termave si prokleta Drenica dhe Krvava Drenica qê në shqip i bie Drenica e mallkuar dhe e gjakut.
Edhe nê luftën e Shaban Polluzhes në përiudhën 20 janar-21 shkurt 1945 Gjenerali i brigades Petar Brajevič i cili e kishte humbur këmbën në luftime në fshatin Terstenik,disa herë nga humbjet e pësuara e gjaku i dërdhur i referohet Drenicës më emër Krvava Drenica dhe Crvena Drenica ose Drenica e gjakut e Drenica e kuqe.
Shkaku i luftës se Drenicës komunistet serrbë më ndihmën e disa karrieristëve komunist Shqiptarê e ndanë Drenicën në dy komuna në Skenderaj që e quajtën qêllimshëm Serrbicë dhe Gllogovc e 10 fshatra të Drenicës se Shales ia bashkangjitën komunës se Lipjanit e disa fshatra i janê bashkangitur Vushtrrisê si Galica vendlindja e Azem Bejtë Galices.
Historianët e akademikĕt serrbë në vazhdimësi Drenicës i janë referuar në Drenica e gjakut dhe si vend që e ka varrosur Serrbinë e parë e të dytë bashkë më mitin e ëndrrën e saj për Kosovĕn si djep i serrbizmit.
Vet Milloševići në Hagê pat deklaruar se Serrbija është dashur në vitin 1945 në Drenicë ti vrante të gjithê burrat e fëmijet se vetëm ashtu ishte zgjidhur nyja kosovare.