Eli Zeneli

DITARËT TANË

Nuk zverdhen kurrë fletët n’ ditarë,
Ditarët tanë vetëm shkëlqejnë,
Kujtimet tona ata i mbajnë,
Për jetën tonë ata rrëfejnë.
Dhe kur i hapim ato fletë,
Na del përpara një rrugë a shteg,
Herë mall i zjarrtë, herë mall i lehtë,
Një përqafim, një mall që djeg.
Vajzat ëndërronin t’ jenë artiste,
Dhe djemtë artistë n’ brez me nagant,
O lule vajza gjimnaziste,
O djem të bukur diamantë.
Dhe shkruam ne n’ ditarët tanë,
T’ bukurat kujtime që kurrë s’ treten,
Ku mbetën vitet, vallë ku vanë,
Bashkë me ëndërrat dhe bashkë me jetën.
Gjithnjë një dritë shihnim perpara,
Një dritë si zjarri vezullimë,
Me ëndrra bënim edhe gara,
Dhe n’ ëndrra merrnim arratinë.

Ndaj edhe i ruajmë ditarët tanë,

Se e shtrenjtë për ne ishte çdo fletë,

Një mal kujtime brenda i kanë,

Dhe me ta ecëm pastaj në jetë…

“””””””””””””””””””””””””

Njerëzit me të vërtetë janë të çmendur….

Sot më ndodhi një ngjarje krejt e çmendur!
Duke ndjekur rregullat e reja kundër Covidit dhe mënyrën e re të jetesës ku mbaheshin maskat dhe dezinfektohen duart….zgjodha produktet në një supermarket dhe u rreshtova për të paguar. Vendosa koshin tim në dysheme dhe ndërkohë që mbarova një telefonatë, nxora edhe paratë, por kartëmonedha ime 2000 lekëshe ra në tokë.
Zonja e cila qëndronte para meje në rradhë, sapo mbaroi së paguari, u përkul ngadalë dhe e mori kartëmonedhën time. Mendova se sa të sjellshëm dhe zemërmirë janë disa njerëz, dhe me një buzëqeshje të madhe zgjata dorën duke u kujdesur edhe për distancën dhe prita që të më kthenen paratë. Isha gati për ta falenderoja.
Por, papritur, ngela me gojë hapur kur ajo tha: ‘’Ajo që është në tokë i përket kujtdo që e gjen!’’,- dhe me kaq iku…ngadalë, sikur kjo ishte gjëja më e natyrshme në botë. I hodha një sy zonjës e cila qëndronte mbrapa meje dhe të tjerëve të cilët ishin afër. Të gjithë u shtangën dhe murmuritën.
Kisha mundësi të thërrisja policinë ose rojën e dyqanit, por ajo që ndodhi dukej kaq absurde, pikërisht mua duan të më grabisin? E lashë koshin tim në dysheme dhe u nisa pas gruas në parking për të rimarrë kartëmonedhën time 2000 lekëshe. E kapa dhe i kërkova paratë e mia, por ajo më shikoi me përbuzje dhe sillej sikur nuk isha aty. I vendosi dy qeset e saj në tokë për të gjetur çelësin e makinës dhe në atë moment e mendova:
‘’O tani, o kurrë!’’, i mora të dy qeset e mëdha dhe përsërita: “Ajo që është në tokë i përket kujtdo që e gjen! “, dhe nisa të vrapoja në drejtimin e makinës sime, ndërsa publiku qeshi dhe duartrokiti.
Gruaja, e poshtëruar nga kjo u largua nga parkingu me makinën e saj me nxitim.
Me të mbërritur në shtëpi, hapa qeset dhe aty i gjeta:
– 2 gaforre të madhe të freskëta,
– 1 salmon të bukur
– 1400 g mish viçi
– djathra bio Italian
-një bukë të zezë me fara
-2 pako tagliatelli
-2 kg mollë të kuqe
-2 vazo reçel boronice
-1 vazo mëlçi pate artizanale
-1/4 kg proshutë mishi i derrit të marinuar me cilësi të lartë
-1 shishe majonezë
-200 g gjalp
-2 shishe Coca-Cola 2 litershe
-2 shishe verë francez
Asnjëherë nuk e kam blerë kaq shumë gjëra me 2000 lekë!

Dhe tani po ulem…duke pirë një gotë verë franceze dhe duke provuar pak mëlçi pate…dhe pyes veten:

A e ke lexuar deri tani?

Kjo histori patjetër se nuk më ndodhi mua. Kjo është vetëm një fushatë për të promovuar leximin! Se leximi aktivizon trurin, zhvillon fantazinë dhe krijueshmërinë, të merr në vende të huaja, në ngjarje të ndryshme dhe mbështet komunikimin.

Nëse e dëshiron, mund ta kopjosh këtë tekst për shokët e tu për t’u sjellë buzëqeshje në fytyrë dhe ndoshta ata do të jenë të motivuar për të lexuar.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.