19.5 C
Tiranë
E shtunë, 30 Maj 2026

Gani Elezi

Të shkruajmë
Nuk duhet të ndalojmë së shkruari.
Dje, dt 9 dhjetor, kam patur disa surpriza.
Më telefonuan disa miq të mi shumë të mirë.
Para dite më telefonoi komandant Naim Muho. Pas tij, madje nga i njëjti telefon më telefonoi komandant Ismail Shulku. Si duket ishin sëbashku.
Më falenderuan për çfarë une kisha shkruar për ta në një status para disa ditësh. Unë i falenderova për këtë veprim plot xhentilesë e mirënohje. Mirënjohje që të gëzon e të nxit të flasësh për shokët e kuadrot e ushtrisë. Them kështu se kjo nuk ndodh me të gjithë.
Por, nuk e fsheh surprizën më të madhe pasdite ma bëri pasdite Fadil Toçi komandanti i Grupimit Operativ të Elbasanit (unë në këtë funksion e mbaj mend më shumë).
Nuk ka shumë ditë që ishim lidhur në miqësi në fb. Nuk e prisnja të më telefononte.
Ndërkohë që ndiqja lajmet në RAI 1 ( aktualisht jam në Itali te vajza), kuptohet më shumë për bilancin e covid-19, më bie zilja në mesenger.
Ashtu shpejt e shpejt, madje pa rregulluar as veshjen e hapa telefonin. Pashë komandant Fadil Toçin. Urdhëroni komandant Fadili, i them. Si jeni ? Nuk jam mirë Gani. Jam me një sëmundje të rëndë. Tumor në mushkëri. Por të mora se të kisha një borxh. Në bibliotekë kam librin tënd “Tej Euforisë”. Nuk kisha gjetur mundësi të të përgëzoja e të të falenderoja për punën e mirë që ke bërë me këtë libër. Tani që u lidhëm në fb e gjeta mundësinë. E falenderova me gjithë shpirt. I thashë të përqafoj nga larg. I urova shërim sa më të shpejtë. Por këtu nuk hapte shteg. Jo, jo Gani, nuk e kam të gjatë rrugën. Por kështu është jeta. Punuam, sakrifikuam, gëzuam e do shkojmë. Ndërsa thoshte këto fjalë një buzëqeshje ia ndriste fytyrën. Një forcë morale e jashtëzakoneshme. (Nuk di në se MM i ka në evidencë kuadro të këtij niveli dhe në se bën gjë për t’i kuruar. Por kjo është çështje tjetër).
Nuk kam të dhëna biografike e të karrierës se do bëja një status të gjatë për komandant Fadil Toçin. Në faqen e tij në fb mësova se ka lindur në vitin 1937.
Kështu do të shkruaj vetëm disa përshtypje që unë kam krijuar për Fadilin nga takimet me të.
Në vitet që kam qenë në funksionin e komisarit politik të Br22K Burrel dhe të komisarit politik të D17K Tropojë, në takime, seminare apo stërvitje që organizonte MM, mes kuadrove të Korpusve, Brigadave e sektorëve të ndryshëm të MM, kam takuar edhe komandant Fadil Toçin. Më shumë e mbaj mend kur ishte në detyrën e komandantit të Grupimit të Elbasanit.
Fadili dallonte për marrëdhënie shumë të mira mes kolegëve. Edhe me ne kuadrot më të rinjë. Ishte nga kuadrot drejtues më të njohur nga më të zotët njësive të ushtrisë shqiptare. Zotëronte aftësi të larta profesionale. Ishte me një integritet shumë të lartë çka dallonte në të gjithë sjelljet e tij. Ishte një lektor i mrekullueshëm. Dukej kjo cilësi e tij në diskutimet që bënte në takime në MM apo në raste të tjera. Mua më dukej nga ata komandantë që autoritetin, më shumë se te funkdioni e këkonte dhe e gjente te përgatitja dhe intregiteti moral e profesional i tij. Ishte kuadër, komandant elitar. Fisnik edhe në pamje e në sjellje.
Fadil Toçi është nga ata komandantë, jeta, puna dhe kontributi i të cilëve janë vlerë e madhe, që nuk duhet humbur.
Prandaj duhet shkruar. Prandaj duhen krijuar institucionet e kujtesës së FA të Shqipërisë. Në vend të Bunkarteve që u promovuan në objekte të cilat Fadili e kolegët e tij i ndërtuan me aq mençuri por edhe me sakrifica, duheshin ndërtuar muzetë e FA, të llojeve të armëve e shërbimeve. Duheshin krijuar REGJISTRAT e kuadrove që kanë bërë historinë e tyre. Një nga këta, pa dyshim, është Fadil TOÇI.
Edhe pse nuk beson, unë të uroj shërim sa më shpejtë. Më mirë, jetë sa më të gjatë komandant FADILI.
Gani Elezi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.