26.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

Dy shkrime nga NEHAT JAHIU

 

MENDIMI IM

Unë gjithnjë kam qenë, por edhe sot jam kritikuesi më i madhë i ca personava që kanë qenë në poste të larta e të cilët nuk kanë kontribuar asgjë për popullin , kombin dhe vendin e tyre. Edhe në të ardhmën do të e ngrisë zërin ndaj atyre që populli ua jep votën dhe individi që merr postin e tij në komunë dështon dhe ne përsëri po të njejtin e votojmë. Pra, është gabimi ynë që e bëjmë vetë ne edhe ate me vetëdije të plotë. Nese ne duam të shijojmë të mirën me sy dhe të e prekim me dorë herën e parë mund të gabojmë, por në herën e dytë me shumë vetëdije gabojmë dhe pastaj nuk përjetojmë asnjë të mirë në lokalitetin ku jetojmë. Populli njëherë e përgjithmonë duhet të vetëdijësohet dhe njëherë nëse ka gabuar ose është mashtruar, herave tjera nuk duhet të bëhet përsëri kurban dhe përsëri votën të ia japësh ati që për një mandat katërvjeçar nuk ka bë asgjë, bile të tillëve duhet populli të kërkojë të i merret mandati akoma pa e përfunduar ate. Unë shprehi mendimin tim personal se ne si popull duhet të përcaktohemi gjatë zgjedhjeve për njerëz të aftë që dinë të menaxhojnë mirë me vendin ku jetojmë, gjegjësisht në këtë rast po e marr komunën.Ne nuk duhet të hamendimi shumë dhe të biem gjithnjë preh e politikës dhe pastaj pasojat të i bartim vet ne si populli, por duhet të i hapim sytë mirë e mirë kujt po ia japim votën ati të cilin na e dikton politika apo ati të cilit e meriton. Në këtë rast mendimi im është që një kryetar komune i cili ka menaxhuar mirë me komunën dhe popullit i ka ofruar të mira e që populli i ka parë me sy dhe i ka prekur me dorë pse mos të i jepet një, dy, tre e më tepër mantete të udhëheq ai i cili i sjellë popullit të mira aty ku jeton edhe ate në çdo aspekt. Edhe ate nuk duhet fare të hezitojmë se cilit subjekt politik i përketë, por nëse ka dëshmuar veten ai me punë the ka punuar për popullin e dhe vendin e tij duhet të gjithë të e votojmë ate i cili meriton dhe ka dëshmua në mandatet e më parshme se ai njeri i ka sjellur dobi popullit dhe vendit ku jetonë ai popull të zgjitdhet dhe rizgjidhet një, dy, tre e më tepër mandate. Këso raste kemi në shumë vende ku një kryetar komune është zgjedhur disa mandate edhe ate nuk e kemi aq shumë larg, por e kemi aflër në një komunë të Kosovës sonë.Pra, unë mendojë që e njejta gjë të ndodhë edhe te ne në Maqedoninë Veriore. Kryetarit që nuk ka bë asgjë për popullin dhe vendin ku jetojnë të i merret mandati akomi pa i përfunduar, ndërsa aty që ka dëshmuar dhe me punën e tij ka bë vepra për popullin dhe vendin e tyre të zgjidhet edhe disa herë për kryetar komune, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përfitojë populli, kombi dhe vendi ynë.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

BURRAT E NDERSHËN NUK E MBULOJNË FYTYRËN

Më ka rastisur në kohën e fundit që disa individ në statusin e tyre të facbookut nuk nxjerrin fotografinë e tyre, por e fshehin para opinionit. Nëse pyesim se kush janë disa të tillë që sado që e mbulojnë fytyrën e tyre dihet mirëfilli pse e kanë bërë këtë, sepse ata kurr nuk kanë pasur fytyrë dhe me të bërat e këqia të tyre më nuk ju ka mbatur asgjë më tepër se të e fshehin fytyrën e tyre të ndytë. Duhet të e fshehin për shumë qëllime, sepse ata kanë bërë mirë që e kanë fshehur fytyrën e tyre, sepse nuk mund të ballafaqohen më realitetin e dyftyrësisë së tyre që ka shkelur mbi gjithëçka dhe mbi gjithkënd vetëm e vetëm të arrijë qëllimet e tyre personale të një hajni ordiner me të gjitha të këqiat. Këta janë  ca individnjë pakurrizor, hajna, mashtrues, demagogë, hipokritë, të pandërgjegjshëm,  pamoralshëm dhe shpirtprishur. Mu për këtë arsye njeriu duhet të e kontrollojë vetën gjatë jetës së tij dhe mos të dalë jashta asaj njerëzore dhe duhet të mendoj mirë e mirë se askujt gjithnjë nuk i ka shkuar gungulli mbi ujë e sidomos atij që ka shkelur mbi djersën dhe gjakun e  të tjerëve për interesat e tij personale dhe deshi apo nuk deshi të e pranojë një ditë hajnia do të ndërpritet dhe nuk të mbetet tjetër rrugëdalje pa e mbuluar fytyrën për së gjalli, por një gjë e këtillë të tillëve duhet të i bëhet edhe pasi të vdesin të ia mbulojnë fytyrë këtij  dhe të tjerëve si ky. Në fund do të thoja: Nxirre fytyrën hapur e mos e mbulo, o burrë, sepse vetëm njerëzit e pistë e mbulojnë fytyrën!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.