26.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

Ndue Dedaj

UJI NË LUFAJ, NJË ÇAST HISTORIK…
Marianne Graf është atje ku nuk janë të tjerët.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, fëmijë, jashtë dhe Zmadho
E pandalshme dhe e gjendshme kudo në male ku ka njerëz që duhen mbështetur.
Bën për njerëzit atë që nuk e bën tjetërkush.
Ja, si këtë mrkullinë e nxjerrjes së ujit në fshatin e largët Lufaj, buzë Trangës mahnitëse të Selitës. Ajo këtë e quan një moment historik, pasi:
“Për herë të parë në historinë e këtij vendi (nga kohërat ilire), banorët e rrafshnaltës nxjerrin ujë të freskët pusi – nga një thellësi prej 200 m. Që nga kohërat shumë të hershme, banorëve u është dashur të sjellin ujin të ngarkuar mbi kafshë duke e mbartur nga një burim që ndodhet rreth 3 km larg. Shumë emigruan menjëherë pas kthesës e ata që mbetën do të ishin larguar me sot e me nesër. Por për ku? Tani kjo pyetje nuk shtrohet më. Përkundrazi, në pyetje shtrohet kthimi. Disa familje do të kthehen së shpejti në vatrat e tyre…”Imazhi mund të përmbajë: qiell, re dhe jashtë
I ka thënë të gjitha vetë përmes këtij statusi në faqen e saj “Albania Austria Partnerschaft”, kurse ne dëshirojmë të shtojmë vetëm dy fjalë. Kjo zonjë austriake, që e ka fituar “pasaportën” shqiptare prej më shumë se një çerek shekulli, kësaj here jo vetëm ka nxjerrë ujin me sondë për banorët e Lufajt, por njëherësh ka sfiduar të gjithë ata që u janë përveshur ujërave të maleve, burimeve, përrenjve dhe lumenjëve për t’i bërë “dritë” për veten e tyre. Ajo ka bërë të kundërtën, ua ka dhuruar ujin njerëzve si të ishte ndonjë hyjni ujërash e antikitetit… apo e kohës moderne!
Marianne është dora e “padukshme” e ndryshimit, me aq shumë vepra të shquara bujarie austriake, në vendin e pirustëve. Do të duhej një libër i tërë për t’i përshkruar një nga një.
Dhe, me sa di, ende nuk e ka titullin “Qytetare Nderi e Mirditës”.
N. Dedaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.