26.5 C
Tiranë
E shtunë, 30 Maj 2026

Mentaliteti Taleban i shqiptarit….

Lazer Kulla

Mentaliteti Taleban i shqiptarit….

Midis shekujve 14-15-të shqiptarët u ndanë në luftetarë dhe armiqë. Luftetarët nuk u dorëzuan perballë pushtuesit Ottoman edhe pse numri i tyre ishte në zbritje. Numri i atyre shqiptarëve që po gjunjëzoheshin nga pushtuesit ishte në rritje. Kur kjo rritje u ba ma e madhe se zbritja, pikerishtë ketu koncepti i tradhetarit ndryshoi. Luftetarët u shpallën tradhetarë dhe të gjunjezuarit, bashkëpuntoret me pushtuesin u shpallën fitimtarë…
Pikerishtë, bash në ketë moment fillon “nyja” Gordiane e veprimit vetëshkaterrues të shqiptarit. Ky vetëshkaterrim sot është rrenjosur thellë në genin e Shqiptarit.
Lexoj shpesh herë nga ata që mburren si anti-komunista dhe në fakt flasin si fashista. Dhe më e forta është se nuk e kuptojnë se janë të tillë. Mburren per patriotë te flaktë, dhe në fakt janë shovinistë, as ketë se kuptojnë.
Të bëjnë moral per fe dhe në fakt o janë fanatikë o fondamentalistë, dhe preseri nuk e kuptojnë.
Akoma nuk kam degjuar të na thotë dikush, pse komunizmi jetoj aq gjatë dhe ishte nder me të egrit ne Europë. A mos ka lidhje me atë “nyen gordiane” të mesjetës?
Nga mesjeta e kendej, shqiptarët e humbën konceptin e jetës dhe per rjedhojë humben edhe respektin per të vdekurin. Nga tradita e varrosjes se luftetarit me gjithë armën e tijë, kaluan në traditën e harresës, ku vendvarrimet i mbuluan shkurret dhe ferrat…
Në sistemin komunist janë po Shqiptarët që kur janë varë kundershtarët politik kanë peshtyrë kufomat. Janë po shqiptarët që kur dikush është denuar me vdekje kanë duartrokitur. Janë po shqiptarët që traditat arabe-mongole të imponuara me forcë na i shesin per tradita autoktone, dhe ata që më shumë mundime e sakrifica e ruajtën traditen Ilire, sot anatemohen, poshterohen, urrehen…
Ka 30 vjet që Europa dhe Amerika po ndihmojnë shqiptarët të bëjnë shtet, dhe janë po shqiptarët që sabotojnë shtet-bërjen.
Keto ditë na doli edhe një fenomen i ri:
Ti marrim femijet fukarejve dhe ti perdorim politikishtë, ti mesojmë si të shkaterrojnë, si të djegin dhe pse jo neser do ti mesojmë edhe si të perdorin kallashin dhe eksplozivin.
Pastaj dalin disa të tjerë dhe te bëjnë moral demokracie duke perligjur politizimin dhe inkriminimin e femijve….
A ka ma mentalitet talebanësh se kaq?
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.