ATY KU NUK NDALUAN KRISMAT E ARMËVE E AS KËNGA KRESHNIKE
Në vend të përkujtimit
Sot e 22 vite më parë, në acarin e dimrit të ftoftë, nëpër borën e kohën e pamëshirshme, Komandant Mujë Krasniqi u printe kolonave çlirimtare që për qëllim kishin lirinë e atdheut. Ai, as nëpër terrin e zi gjarpër nuk ndaloi krismat liridashëse. Shkrepi barotin e ndezi zjarrin e lirisë në Bjeshkët e lashta të Pashtrikut plak. Qëndroi trimërisht, ashtu siç qëndronte nëpër istikame e nëpër fushëbeteja anë e kënd Kosovës. Aty as u ndal krisma e armëve e as kënga kreshnike, derisa shpirti i tij i bardh si dëbora e Pashtrikut fluturoi mbi qiell dhe sot e përmot i bënë roje atdheut…
Lavdi Komandant Kapuçit
Lavdi të gjithë të rënëve për liri
…erdha nga Shqipëria
përjetësisht të jetoi në Shqipëri
tri shkronja të arta ruani
ditëlindjet tona festoni në liri
nëse do të me kujtoni
kujtojeni UÇK-në
mos luani me shkronja të arta
se për gjak,
liri,
dhe e atdhe
ngrihemi edhe përtej varri…