Vërejeni këtë foto,ju lutem.I përket vitit 1963,në vitin e parë të Shkollës Pedagogjike”Shejnaz Juka” në Shkodër.
I përkasin moshës 14-15 vjeç.
Në mes mësuesi kujdestar,i ndjeri dhe i nderuari Muhamet Hoxha,inxhinier i talentuar,që e kapi vala e denimeve në Këneten e Maliqit,me faj apo pa faj nuk di,veç ishte mbi të gjitha njeri.
Po desha të vë në dukje se këto nxënës të ardhur nga krahina të ndryshme të vendit:që nga fshatrat e Tiranës,Mirditës,Pukës,Tropojës,Kukësit,Malësisë së Dukagjinit etj dhe i shikoni sa të shëndetshëm janë?Ka sot nxënës të klasës së Vlll(se kështu i bie) të kenë këtë shëndet e burrëri?E pra me bukë kollomoqi,me tollumba thesi,me çanta beze vinin deri këtu.Por ama’ kur gjenin ndonjë libër,se s’kishte në atë kohë,e filloni dhe mbaronin pa u ndalur.Por ju betohem,me besën e dikurshme të shqiptarit,se as nuk dinin,as nuk lodheshin të dinin se kush është kryetari apo kreministri.Njihnin veç prindin dhe mësuesin,që e nderonin dhe e dëashuronin barabar me prindin.
E sot mbas 57 vjetësh,këto adoleshentë nxirren në rrugë për t’rrëzuar qeverinë e djegin e shkatrrojnë rifinituren e kryeqytetit,e zbukuruar për festat e fundvitit,në këto kushte të virusit,që askush s’ ka jetën të garantuar.
Mallkuar qofshin ato,kushdo qofshin,që,për interesa të tyre,përdorin këtë filiz,duke e penguar të jetë i drejtë për të ardhmen e tij e të vendit të tijë.
Ndërsa këto filiza,që shihni ju në këtë foto,u rritën të drejtë nga prind e mësues dhe rritën filiza të drejtë në të gjitha krahinat e Shqipërisë,nga qyteti deri në çdo cep të saj.E sot po vuajnë,përveç anës ekonomike edhe asaj morale,duke i lënë pa kujdesje dhe të dhunuar.
Dhunohen kur vërejnë dhunimin e adoleshencës nga politika dhunuese,e trembur dhe e pa shpresë.

“””””””””””””””””””””””””””””