SONTE…!
Teksa të shoh ashtu si të përhumbur,
Sikur mbart një mal me derte mbi shpinë,
Nga ndjenja që braktise, mekati të ka mundur?
Apo ngaqë kaq shpejt harrove dashurinë?
Ndërsa unë endem mes kujtimesh dhe vuaj,
Sic vuan thellë në shpirt nje grua,
Kam nevojë të ëndërroj, të të marr ata duar,
Të të shoh sytë, të të prek buzët e tua.
Eja sonte në mbrëmje, pranë teje të lumturohem,
Lëri atje tutje mërinë, trishtimin, brengën,
T’i afrojmë trupat në flakën e dashurisë të ngrohen,
Të percjellim gjer në qiej magjishëm këngën.
ADELINA PALI
“”””””””””””””””
TE ISHA METEOR
Teksa po endem rrugëve, e përhumbur,
Ky qiell i vrenjtur duket fare bosh,
Janë fshehur ngjyrat, rrezja e diellit,
Ca jorgane resh , seç enden në qosh.
Mundohesha që t’i numeroja, por më kot,
Ndërsa ata lëviznin, i humbisja,
Do të doja te isha mes tyre meteor,
T’i largoja një nga një e qiellin të ndrisja…!
-ADELINA PALI-